Lajmet e rreme trajtohen si pyetje serioze e cila mund ti bëje dëm shoqërisë dhe mirëqënies psikologjike të njerëzve. Për ta vërtetuar këtë, organizata holandeze e mediave “DROG” në bashkpunim me shkencëtarët nga Universiteti i Kembrixhit, Xhon Royenbik dhe Sander van der Linden, ju ndihmojnë të bëheni të vetëdijshëm në lidhje me mediat, duke e luajtur lojën e ashtuquajtur “Lajme të Këqija”, e cila në të njejtën kohë ka edhe ndikim social. Loja është e përshkruar nga mediat si “vaksinë kundër lajmeve të rreme”. Në lojë, lojtarët e marrin rolin e prodhuesit të lajmeve të rreme dhe mësojnë ti zotërojnë gjashtë teknikat e dokumentuara të cilat më së shpeshti përdoren për krijimin e dezinformatave: polarizimi, nxitja e emocioneve, përhapja e teorive të komplotit, përqeshja e njerëzve në internet, hedhja e fajita dhe imitimi i profileve të rreme. Loja bazohet si metaforë për vaksinim, ku parandalimi, paralajmërimi dhe vënja në dijeni të njerëzve me strategjitë që përdoren për krijimin e lajmeve të rreme ndihmon që të ju jepet imunitet konjitiv kur janë të ekspozuar në dezinformatë të vërtetë.

Shpërndarja e shpejtë e “lajmeve të rreme” dhe dezinformatat në internet janë çdo ditë kërcënim më i madh për procesin demokratik (levandovski, Eker dhe Kuk, 2017, van der Linden, etj 2017a, Ijengar dhe Masej, 2018) dhe mund të ketë pasoja serioze në marrjen e vendimeve në bazë të fakteve për pyetje të ndryshme shoqërore, duke filluar nga ndryshimet klimatike dhe vaksinimet deri tek marrdhëniet ndërkombëtare (Poland dhe Shpier, 2010, van der linden,etj 2017b, Lazer etj, 2018) në disa vende, përhapja e shpejtë e dezinformatave nëpërmjet internetit përbën rezik shtesë fizik, i cili ndonjëherë çon deri në lëndim, madje edhe vdekje. Për shembull, thashethemet e rreme për rrëmbimin e WhatsApp-it çuan deri tek krijimi I turmave në Indi (BBC News, 2018a, Fartijal, Patnaik dhe Ingram, 2018).

Lajme të rreme në klasë

Shumë shkencëtarë, media, politikanë, madje edhe arsimtarë, sygjerojnë se fëmijët, sidomos tinejxherët duhet të mësojnë për lajmet e rreme që të mos bëhen pre e tyre. Kontrollimi i fakteve mund të jetë delikate, dhe sipas asaj shumë mjete për zhvillim që do tu ndihmojnë njerëzve për tu marrë me lajmet e rreme mund të jetë mjet shumë i rëndësishëm për shoqërinë, kurse shembull për mjet të tillë është loja “Lajme të këqija”. Deri tani, mijëra njerëz e kanë luajtur lojën 15 minutshe, kurse analizat e 15000 rezultateve të këtyre tani janë postuar. Deri sa loja nuk e ndryshoi mënyrën se si pjesmarrësit e perceptonin lajmin e saktë, ato ishin mesatarisht 21 përqind më të mire në përcaktimin e besueshmërisë të lajmeve të rreme pasi e luanin. Kjo tregon në faktin se loja jo vetëm që i bën skeptik lojtarët, por edhe i ushtron që të vërejnë strategji specifike për mashtrim. Edhe më mirë, ato të cilët kanë qenë të nënshtruar në titujt e lajmeve të rreme në fillim të lojës duket se kanë më shumë dobi nga ky “vaksinim psikologjik”.

“Vlerësojmë se vetëm pesëmbëdhjetë minuta lojë ka  efekt mesatar por të rëndësishëm kur shpërndahet ndërmjet mijëra njerëz mbarë botës, nëse mendojmë në aspektin  e ndërtimit të rezistencës shoqërore ndaj lajmeve të rreme”, thotë van der Linden. Studimi i postuar nga revista Palgrave Communications tregoi se loja “Lajme të këqija” u ka ndihmuar përdoruesve të zhvillojnë “antitrupa mendor” kundër lajmeve të rreme. Rezultatet treguan se lojtarët kanë 21% më pak shanca të besojnë në lajme të rreme se sa para se ta luajnë lojën. Ekipi e përktheu lojën në 9 gjuhë, duke përfshirë edhe gjermanisht, sërbisht, polonisht dhe greqisht, në partneritet me Ministrinë britaneze për punë të jashtme, kurse WhatsApp autorizoi lojë të re për platformën për shkëmbimin e mesazheve, tha CDSMLab.

Kurse ju a do ta kishit luajtur lojën?

[1] https://www.nature.com/articles/s41599-019-0279-9

https://www.sciencealert.com/a-simple-online-game-works-like-a-vaccine-against-fake-news

https://www.thejakartapost.com/life/2019/06/25/online-game-helps-fight-the-spread-of-fake-news-study.html

 

Meral Musli Tajroska – një psikolog, një ekspert për ekstremizmin dhe radikalizmin e dhunshëm dhe një aktiviste për të drejtat e gruas

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.