Titulli origjinal i artikullit: EPIDEMIJA E MORBILEVE, FILIPÇE I OFROI DORËHEQJE ZAEVIT, PËR SHKAK TË NUMRIT TË MADH TË VIKTIMAVE
Më 13 prill u shfaq lajm i rremë në të cilin thuhet se ministri i shëndetësisë Venko Filipçe i ka ofruar dorëheqjen e vet premierit Zaev. „Pas tragjedisë së djeshme të shtipjanes e cila humbi foshnjën e saj të palindur në muajin e gjashtë të shtatëzanisë, si pasojë e epidemisë së morbileve, ministri Filipçe ka diskutuar me premierin Zaev dhe ka ofruar dorëheqje nga shkaqe morale.“
Link deri te artikulli origjinal këtu
Portale të tjera të cilat kanë publikuar lajmin: kurir.mk (lajmi fillimisht u publikua, pastaj u fshi), republika.mk, netpress.com.mk
Link deri te artikulli origjinal i arkivuar këtu
Lajmi për dorëheqjen e ofruar të Filipçes është dezinformatë klasike. „Lajmi“ vihet në kontekst të pacientit të vdekur, që ka për qëllim të shkaktojë efekt të vazhduar – nxitje të emocioneve të njerëzit, hutim të publikut për dorëheqjen e supozuar – gjithsesi në pritje të demantit.
Të njejtën ditë, „lajmi“ për dorëheqjen ka qenë i demantuar në FB profilin e ministrit Venko Filipçe.
Mirëpo „lajmi“ shkaktoi debate të mëtutjeshme vall duhej apo jo të japë dorëheqje.
Shëndeti i fëmijëve është jashtëzakonisht i rëndësishëm për çdo prind. Prej këtu, gjithë informatat lidhur me epideminë e fruthit të vogël dhe vaksinimin, janë mjaft të rëndësishme dhe të ndjeshme për tu keqpërdorur për nxitjen e humbjes të besimit në institucione.
Qytetarët kanë të drejtë, dhe duhet të jenë të informuarë në mënyrë adekuate për tema kaq të rëndësishme, pa shpekulime, manipulime dhe lajme të rreme.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT