Mund të ofroni kundër – argumente në përpjekje për të bindur teoricientët e konspiracioneve të heqin dorë nga teoritë e tyre të konspiracionit, por ka shumë gjasa të mos keni sukses. Kjo është sepse ju argumentoni me fakte, kurse ata mbrojnë ndjenjën e sigurisë dhe imixhin pozitiv për vete. Për të gjithë ne auto-imixhi tejkalon faktet çdoherë. Nëse qëllimi juaj është të bindni teoricientët e konspiracionit, atëherë qasja empatike është e patjetërsueshme vetëm që të arini dialog normal. Mirëpo, gjithashtu, kur do të bisedoni me teoricientët e konspiracionit, bëni këtë në mënyrë që nuk i kërcënon ose përforcon qëndrimet e tyre.
Nga ekstrovert dhe introvert, nga i stuhishëm dhe i guximshëm, personalitet është unikat, shumështresor dhe kompleks. Personaliteti sillet sipas përmbledhjes specifike të karakteristikave – modele karakteristike të të menduarit, ndjenjës dhe sjelljes. Ajo ka origjinën nga përmbledhja e afiniteteve të lindura, së bashku me faktorët dhe eskperiencat në rrethin e jetesës. Edhe pse personaliteti mund të ndryshohet me kalimin e kohës, karakteristikat bazë kanë tendencë të mbeten stabile gjatë gjithë jetës.
Sot, psikologët gjeneralisht definojnë personalitet në bazë të pesë linjave kryesore. Pesë linjat e personalitetit janë: afinitet për eskperiencë, përgjegjësi, ekstrovertizëm, dakordim dhe neuroticizëm[1].
Sipas hulumtimeve në psikologji, në përbjekje për të vërtetuar pse disa njerëz janë sidomos të ndjeshëm në teori konspiracioni është vërtetuar se njerëzit të cilët besojnë në teori konspiracioni kanë tendencë të kenë nevojë më të madhe nga zgjidhja kognitive e problemeve (dëshirë për të gjetur shpjegim kur mungojnë shpjegime) dhe të jenë unikatë. Ata me gjasa më të mëdha kanë afinitet kognitiv të qujtuar zbulim hipersenzitiv i agjendës ose mendimit teologjik (me çka eventet kthehen në fuqi të fshehura, qëllime dhe motive). Disa hulumtime gjithashtu kanë zbuluar se besimi në teori konspiracioni është i lidhur me nivel më të ulët të arsimit dhe mendimit analitik[2].
Hulumtimet gjithashtu zbulojnë se gjysma e popullatës amerikane beson në të paktën një teori konspiracioni mjekësor apo politik. Domethënë, besimi në teori konspiracioni është mëse normale nga ajo që shumica prej nesh mendojnë.
Sipas psikologut britanik Karen Dagllas dhe kolegeve të saj në artikullin në revistën Drejtime Aktuale në Shkencën Psikologjike, hulumtuesit kanë zbuluar se arsyet për të besuar në teori konspiracioni mund të grupohet në tre kategori:
Dëshirë për të kuptuar dhe siguri
Dëshirë për kontroll dhe mbrojtje
Dëshirë për të mbajtur imixh pozitiv për veten
Dëshira për të kuptuar dhe siguri – Kërkimi i shpjegimeve për eventet është dëshirë natyrale njerëzore. Vazhdimisht pyesim pse nodhin disa gjëra dhe si ndodhin. Edhe ne jo vetëm që parashtrojmë pyetje, gjithashtu, shpejt gjejmë përgjigjen e këtyre pyetjeve – jo domosdoshmërisht përgjigje të sakta, por përgjigje që na ngushëllojnë ose përshtaten me shikimet tona ndaj botës.
Të gjithë ne kemi besime të rrejshme, përndryshe gjëra për të cilat besojmë se janë të vërteta por në fakt nuk janë. Teoritë e konspiracionit, gjithashtu, janë besimi të rreme, sipas definicionit. Mirëpo, njerëzit që besojnë në to kanë interes për ti ruajtuar. Së pari, teoricientët e konspiracioneve kontribojnë shumë që të kuptojnë shpjegimin e teorisë së konspiracionit për një event të caktuar, vallë me leximin e librave, kërkimin në web-faqe ose në TV-programe të cilat ushqejnë besimet e tyre. Pasiguria është gjendje e pakëndshme dhe teoritë e konspiracionit japin ndjenjë të kuptimit dhe sigurisë që është ngushëlluese.
Dëshira për kontroll dhe mbrojtje – Njerëzit kanë nevojë të ndjehen se kanë kontrollë mbi jetën e tyre. Për shembull, shumë njerëz ndjehen më të sigurtë kur janë në pozitën e shoferit në automobil sesa kur janë në pozitën e udhëtarit. Kuptohet, madje dhe shoferët më të mirë mund të shkaktojnë aksidente rugore nga arsye të cilat janë jashtë kontrollit të tyre.
Gjithashtu, teoritë e konspiracionit mund tu japin ndjekësve të tyre ndjenjë kontrolli dhe sigurie. Kjo është sidomos e saktë kur domethënia alternative paraqet kërcënim. Për shembull, nëse temperaturat globale rriten në mënyrë katastrofale si rezultat i aktivitetit njerëzor, atëherë do të duhet të bëjmë ndryshme të dhimbshme në jetën tonë të rehatshme. Mirëpo, nëse ekspertët dhe politikanët na bindin se ngrohja globale është mashtrim, atëherë mund ti përmbahemi mënyrës aktuale të jetesës. Ky lloj i mendimit të motivuar është komponentë e rëndësishme në besimin në teori konspiracioni.
Dëshira për të mbajtur imixh pozitiv për veten – Hulumtimet tregojnë se njerëzit të cilind ndjehen socialisht të marginalizuar, me shumë gjasa, besojnë më shumë në teori konspiracioni. Të gjithë ne kemi dëshirë të mbajmë imixh pozitiv për veten tonë, që zakonisht ka origjinën nga rolet që luajmë në jetë – pozitat tona në punë dhe marrëdhëniet me familjen dhe miqtë. Kur dimë se bëjmë ndryshim pozitiv në jetën e të tjerëve – si prind, bashkëshort, mik, arsimtar ose mentor – ne i shohim jetët tona si të vlefshme dhe ndjehemi më mirë me veten. Shumica e njerëzve të cilët besojnë se ngrohja globale është reale dhe se vaksinat janë të sigurta, nuk e bëjnë këtë sepse e kuptojnë shkencën. Në vend të kësaj, ata u besojnë ekspertëve.
Shkurtimisht, kemi kuptim për atë që i motvion njerëzit të besojnë në teori konspiracioni. Ata e bëjnë këtë për shkak të tre nevojave bazë që të gjithë i kemi: të kuptojmë botën rreth nesh, të ndjehemi të sigurtë dhe në kontroll dhe të mbajmë imixh pozitiv për veten. Por, vallë besimi në teori konspiracioni në fakt u ndihmon njerëzve të kënaqin këto nevoja?
Mund të ofroni kundër – argumente në përpjekje për të bindur teoricientët e konspiracioneve të heqin dorë nga teoritë e tyre të konspiracionit, por ka shumë gjasa të mos keni sukses. Kjo është sepse ju argumentoni me fakte, kurse ata mbrojnë ndjenjën e sigurisë dhe imixhin pozitiv për vete. Për të gjithë ne auto-imixhi tejkalon faktet çdoherë. Nëse qëllimi juaj është të bindni teoricientët e konspiracionit, atëherë qasja empatike është e patjetërsueshme vetëm që të arini dialog normal. Mirëpo, gjithashtu, kur do të bisedoni me teoricientët e konspiracionit, bëni këtë në mënyrë që nuk i kërcënon ose përforcon qëndrimet e tyre[3].
Meral Musli Tajroska – psikolog, konsultat për ekstremizëm të dhunshëm dhe radikalizëm, aktiviste për barazi gjinore.
Burime: F2N2, Psychology Today.
[1] https://www.psychologytoday.com/intl/basics/personality
[2] https://www.psychologytoday.com/intl/blog/psych-unseen/201904/what-makes-people-believe-in-conspiracy-theories
[3] https://f2n2.mk/so-empatija-protiv-teoriite-na-zagovor-za-kovid-19/
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT