Ekziston përshtypja se gratë janë të padukshme në konflikte për shkak të mënyrës se si njerëzit flasin për luftën dhe konfikliktin, sikur të jetë e filluar dhe e kryer vetëm nga burrat. Padukshmëria e grave në konfliktet I tregon ato si „civile të pashpresa“, edhe pse gratë marrin pjesë në konflikte – në planifikim, regrutim, dhunë – arsyetim, luftim, paqeruajtëse dhe rekonstruim të ngjarjeve pas lufte. Siç njëherë tha Sintija Enlo: „…historitë e luftërave shpesh I grupojnë grate dhe fëmijët si „gra dhe fëmijë“, me çka krijohet idea për viktimizimin gjinor ekskluziv. Historian a tregon se gratë kanë luajtur role të rëndësishme gjatë konflikteve, mirëpo zakonisht përmenden si „kujdestare“ dhe „ndihmëse“ të cilat u shërbejnë burrave, sikur të jenë vëzhguese që vëzhgojnë luftën. Mund të thuhet se ekziston seksizëm në rastet kur flasim për rolet gjinore në konflikte; siç janë përshkrimet për burrat si ushtarë të forte dhe të guximshën, kurse gratë si bashkëshorte të pafajshme të cilat presin që burrat e tyre të kthehen ose si nëna të sakrifikuara për fëmijët e tyre. Vallë kjo është për shkak të faktit se analistët e luftës tregojnë se gratë janë „natyralisht“ më paqedasëshe përderisa burrat njihen si më të prirë për dhunë? Prezenca e grave në aktet teroriste është po aq e shumëllojshme, nga Vejushat Çeçene, brigade e Kuqe, Grupi Bader – Mainhof e ashtu me radhë, mirëpo prap së prap rolet e tyre mbeten të padukshme. Cila mund të jetë arsyeja që ndryshoi rolet gjinore hierarkike dhe mizogjininë në këto grupe radikale? Propaganda e shtetit Islamik e ndryshoi narracionin e vetë me atë që, jo vetëm që I kurajoi grati të marrin pjesë në mënyrë active në veprat luftarake, por edhe I lavdon si luftëtare të famshme. Kjo me të vërtetë nuk paraqet surprizë, sepse dallohet rrënie në numrin e burrave, sepses a më shumë po arrestohen nga forcat policore, të tjerë vdesin në luftë ose janë të lënduar rëndë, duke I lënë grate të veja me fëmijë, për të cilët duhet të kujdesen në kushte të rrënda, që mund të shërbejë si faktor nxitës që të kthehen në grupet radikale. Gjithashtu, duket se disa nga faktorët e presionit përfshijnë grate të cilat kërkojnë hakmarrje për vështirësitë në të cilat kanë kaluar. Në çdo rast, fenomeni I grave luftëtare është fushë e cila duhet që në fillim të hulumtohet më detalisht sepse siç duket forcat qeveritare të sigurimit nuk janë të gatshme për këtë sfidë të rre.
Mirëpo çfarë ndodh me burrat në konflikte? Analisti për siguri, d-r Sharli Karpenter, thotë se në mënyrë praktike dhe morale është problematike ajo që „ekziston tendencë e madhe të harrohet idea se burrat civilë, sikur të ishin gjithë luftëtarë.“ Po, burrat janë luftëtarë, liderë politikë, teroristë në konflikte, por ata janë edhe viktima civile. Në vend të kësaj, ekziston idea se burrat e bartin reputacionin e hiper burrërisë të ushtarëve të ndeeruar të cilët duhet patjetër të mbrojnë vendin e tyre ose të vrasin për të dhe nëse tregojnë dobësi ose nëse nuk luftojnë atëherë ata janë më pak burra nga burrat e tjerë.
Sidoqoftë, nuk ka dyshim se do të jemi dëshmitarë të fenomenit sa më shumë gra të kenë role sa më active gjatë luftërave.
Meral Musli Tajroska – një psikolog, një ekspert për ekstremizmin dhe radikalizmin e dhunshëm dhe një aktiviste për të drejtat e gruas
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT