Në periudhën maj-nëntor 2020, misinformatat dhe dezinformatat lidhur me KOVID-19 kanë drejtuar fokusin drejt vaksinave, dëshmon raporti më i rri special i shërbimit Europian për aktivitete të jatshme (EEAC). Niveli i përhapjes së dezinformatave nëpërmjet internetit, ngel shqetësues.
Dezinformata të ndryshme dhe narrative të gabuara për KOVID-19 kanë qarkulluar në rrethanën mediale në Ballkanin Perëndimor që nga mesi i marsit. Kontrolluesit e pavarur lokalë të fakteve kanë vërtetuar shumë raste të dezinformatave, përfshirë edhe ato në lidhje me vaksinat , si dhe këshillat shëndetësore. Pretendimet se KOVID-19 është mashtrim dhe se maskat janë të dëmshme gjithashtu janë shpërndarë shumë në Facebook, duke u bazuar në të dhëna statistikore të shtrembëruara.
Hulumtimet zbulojnë se kriza shëndetësore do të vazhdojë të mundësojë hapësirë për përhapjen e misinformatave dhe dezinformatave në nivel global, sidomos në lidhje me masat restriktive, si dhe zhvillimin dhe distribuimin e vaksinave.
Në aktivitetet e tyre komunikative, shtetet si Kina dhe Rusia maksimizojnë efektin e të ashtuquajturës „dimplomaci vaksinimi“, me qëllim që të përmirësojnë imixhin e tyre dhe pozitën ekonomike jashtë vendit. Për përhapjen e mesazheve të tyre ato përdorin kanalet diplomatike, mediat e kontrolluara nga shteti, rrjetet sociale dhe media të tjera që i mbështesin.
Në BE dhe në fiqnjësi të saj, mediat proruse vazhdojnë të mohojnë kërcënimin e virusit dhe tentojnë të rënojnë strategjitë e qeverive për parandalim të valës së dytë infektuese. Në këtë drejtim sidomos shquhen platformat digjitale të cilat ngelin fushë për përhapjen e dezinformatave.
Puna e kontrolluesve të fakteve dhe mediave profesionale dhe të pavarura e filluar së bashku me pandeminë e KOVID-19 mbetet e patjetërsueshme për zbulimin dhe demaskimin e informatave të rreme, të gabueshme dhe potencialisht të dëmshme. Sa më shumë ka kontrollim të fakteve, aq më shumë dezinformatat për KOVID-19 zvogëlohen. Ky aktivitet është mjaftë i rëndësishëm në zbutjen e pasojave potenciale të dëmshme.
Indeksi global për dezinformata (IGD) ka vërtetuar se rreth 200 web faqe në gjuhën angleze publikojnë sasi të mëdha të përmbajtjeve polarizuese të cilat krijojnë përçarje. Në këto të dhëna, është zbuluar se përmbajtjet e reklamuara kanë gjeneruar 350.000 dollarë amerikanë si të ardhura mujore për këto web faqe.
Burim: euvsdisinfo.eu
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT