Më pak se një e katërta e rusëve i besojnë televizionit si burim informatash. Ky është nivel i rri i ulët i besimit në televizionin si medium për informim, pas atij të mëhershëm nga viti 2016.
Besimi i rusëve në televizionin si burim informatash ariti rënie të rre rekorde në vitin 2020, sipas hulumtimit të Deloit të publikuar në gazetën Komersant. Për vetëm një vit, niveli i besimit në televizion si medium, ka hasur rënie për 5 përqind pikësh në 23%. Sipas mediumit të pavarur rus „Meduza“, kjo është rënie drastike nga viti 2016, kur kompania filloi me hulumtime të regullta për konsumimin e mediave.
RUSËT I BESOJNË INTERNETIT
Hulumtimi ka treguar se dhe rusët më së shumti i besojnë internetit. Rreth 55% nga të anketuarit vlerësojnë se ky është burimi kryesor i informatave. 39% nga të anketuarit kanë deklaruar se i qasen informatave për lajme, analitike dhe web faqeve zyrtare nëpërmjet internetit, kurse 16% të tyre mbështeten në mediat sociale.
DEZINFORMATAT E SHUMTA
Baza e të dhënave e kontrolluesit të fakteve EuvsDisinfo, zbulon shumë shmebuj për mesazhe dezinformative të cilat përhapen nëpërmjet kanaleve televizive shtetërore ruse. Kjo flet mjaftë për ndjenjën e mosbesimit të cilën e kanë shprehur të anketuarit, që nuk është e pabazë.
Për shembull, në fillim të epidemisë së Kovid-19, TV-kanalet ruse pretendonin se koronavirusi është planifikuar nga Amerika, si dhe se virusi mund të jetë armë biologjike e zhvilluar artificialisht. Me këto të dhëna manipulative është ndikuar në percepcionin e popullit sa i përket pandemisë.
Burim: EuvsDisinfo
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT