Mit: Qeveria jep para për familjet e të vdekurve që lejojnë ta regjistrojnë Covid19 si shkaktar të vdekjes
Fakt: Pohimet për mitmarrje janë të rrejshme, viktimat e Covid19 janë reale
Menjëherë pas rasteve të para të regjistruara me Covid19 në shtet, u shfaqën edhe teori të ndryshme të konspiracionit. Një pjesë e tyre nuk i kursyen as viktimat e koronavirusit dhe familjet e tyre. Pasi që më parë shpërndahej një narrativ se shteti gjoja se pagan një shumë parash për familjet që të nënshkruajnë se të afërmit e tyre kanë vdekur nga Covid19, më 27 prill, një përdorues i Twitter-it ka shkruar për gjoja një rast të tillë. Sipas tij, një familjeje në fshatin Lubin i kanë ofruar 2000 euro që të thonë se anëtari i tyre i familjes ka vdekur si pasojë e koronavirusit.
Por, të nesërmen, më 28 prill, pohimet e tilla u demantuan. Gazetari Furkan Saliu ka biseduar me familjen e ngushtë të të ndjerit, dhe ata në mënyrë kategorike kanë demantuar se dikush u ka ofruar para për diçka. Familja i ka shpjeguar rrethanat në të cilat ka vdekur dhe është varrosur i afërmi i tyre.
Ky nuk ishte rasti i vetëm i kësaj propagande të rrezikshme. Edhe një numër i madh i përdoruesve të tjerë në rrjetet sociale, viktima apo shpërndarës të kësaj propagande, kanë shkruar për kësi lloj pohimesh. Ja një pjesë e tyre:
Pohimet e tilla janë të rrezikshme dhe shkaktojnë mosbesim të qytetarëve tek institucionet. Mosbesimi dhe skepticizmi, të nxitur nga propaganda, siç pamë gjatë kësaj krize, mund të reflektohen në mungesë kujdesi nga qytetarët ndaj masave për mbrojtje nga virusi. Në fund, kjo i kërcënon të gjithë qytetarët dhe kushton jetë njerëzish.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT