PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: Nuk Ekzistojnë Teste për KOVID-19! Fashistët Globalë e Fusin Popullin në Burg Shtëpiak me Numra të Rremë!Portali kolozheg.Info publikoi tekst me titull Nuk Ekzistojnë Teste për KOVID-19! Fashistët Globalë e Fusin Popullin në Burg Shtëpiak me Numra të Rremë! Duke iu referuar kinse një analize të thellë të testeve të Kovid-19, analizë e publikuar nga Shoqata “Nga Ne për Ne”, në tekst thuhet se kjo vetëm e konfirmon atë që industria farmaceutike botërore dhe OBSH, si dhe qeveritë globale fashiste të cilët kanë mbyllur popujt e tyre në burg shtëpiak, asnjëherë nuk e kanë kontestuar që test për Kovid-19 nuk ekziston dhe se përdoren teste të përgjithshme gjenerike për të zbuluar problemet e frymëmarrjes që mund të vijnë nga dhjetëra shkaqe të tjera, dhe që numrat me të cilat justifikohet burgosja e popujve dhe kolapsi i ekonomive dhe e drejta e njerëzve për t’u ushqyer është më i pabesueshëm sesa parashikimi i një fallxhoreje.

 

Vegëzën deri te teksti origjinal mund ta gjeni këtu.

FAKT/E

Pretendimi i deklaruar nuk është i vërtetë dhe është një manipulim serioz i publikut, në dëm të shëndetit të njeriut.

Ajo që publiku duhet të dijë dhe të mos lejojë të manipulohet është si vijon:

 

Koronavirusi ekziston

Dëshmi për këtë janë mbi 11 milion raste të të infektuarve në të gjithë botën, aktualisht mbi 500 mijë raste vdekjeje nga koronavirusi. Pandemia u shpall nga OBSH më 12 mars të vitit 2020.

 

Teste për Kovid-19 ekzistojnë

Prania e virusit në trupin e njeriut përcaktohet përmes dy testeve. PCR ose test molekular, dhe test serologjik ose test i antitrupave.

Aktualisht në të gjithë botën më së shumti përdoren të ashtuquajturat teste PCR, të cilat tregojnë nëse personi aktualisht është i infektuar.

Test serologjik, nga ana tjetër, është test i antitrupave që tregon nëse personi ka qenë i infektuar me virusin SARS-CoV-2. Me ndihmën e tyre përcaktohet nëse ekzistojnë antitrupa specifikë, imunoglobulinat IgM dhe IgG, të cilat sistemi imunitar i ka prodhuar kundër virusit.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) gjithashtu jep shpjegime të qarta për llojet e testeve që ekzistojnë dhe në cilat raste ato përdoren.

Është e qartë se qëllimi i këtij teksti është t’i çojë lexuesit në pakënaqësi kundrejt institucioneve që gjoja na gënjejnë për të vërtetën për koronavirusin, pretendim ky i cili, nga ana tjetër, është i pasaktë dhe manipulues. Autori me qëllim nxit mosbesimin e qytetarëve ndaj institucioneve të sistemit, ndërsa kjo në këtë rast, mund të rezultojë me dëme të mëdha në shëndetin publik.

T’ia lëmë shkencëtarëve të angazhohen në kërkimet dhe arritjet e tyre shkencore. Përpjekjet e tyre në drejtim të menaxhimit me koronavirusin, nuk duhet të keqpërdoren në tekstet gazetareske për të manipuluar publikun.

Realiteti për fat të keq është se virusi megjithatë ekziston, por ekzistojnë edhe teste.

Detyra jonë si qytetarë është të mbrohemi dhe t’i mbrojmë të afërmit tanë, duke respektuar të gjitha rekomandimet dhe masat mbrojtëse shëndetësore.

 

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.