PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

TITULLI ORIGJINAL: VITI SHKOLLOR MBAROI: Gati dëftesat dygjuhësore me Veriore

Portali Infomaks publikoi artikull  në të cili thuhet se dëftesat e këtij viti do të jenë dygjuhësore dhe me emrin e rri të shtetit. Përveç Infomaks „lajmin“ e transmetuan dhe portalet Magazin dhe Shillomagazin. Burimi i kësaj dezinformate u shfaq në profil fejzbuku privat.Link nga artikulli origjinal: link.

FAKT/E

Është e saktë se dëftesat janë me emrin e rri të shtetit, që është mëse e qartë. Mirëpo pretendim klasik për dezinformim të publikut është ajo se dëftesat janë dygjuhësore. Në fakt, dëftesat dygjuhësore ndahen në shkollat të cilat gjenden në teritor ku shumica e popullatës janë Shqiptarë.

Se dëftesat kanë qenë në dygjuhësi vite më parë, mund të vëreni në fotografitë në vijim.Ekipi i F2N2 pati sukses të gjejë fotografi nga dëftesat për nxënës nga klasa e parë deri te klasa e tretë, dhe nga klasa e katërt deri te klasa e nëntë, nga ky vit shkollor, të cilat mbajnë emrin e rri të shtetit, por është e qartë se nuk janë të gjitha në dygjuhësi.

Vlersojmë se ky është tentim për nxitje të intolerancës ndëretnike dhe të njëjtin e dënojmë. Tentimet e këtilla kanë për qëllim të dëmtojnë konceptin  “Një shoqëri për të gjithë”.

Bashko, mos përçaj!

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.