Dezinformata është se plani për Shqipëri të Madhe po intensifikohet, si dhe pjesë e titullit: Ja çfarë fshihet pas realizimit të idesë së Shqipërisë së Madhe“. Deklarata e Ministrit për punë të jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov është: „Shkëmbimi i territoreve, kufijve etnik janë koncepte të së kaluarës….në Evropën e bashkuar, kufinjtë janë në thelb të padukshme” duke iu referuar shkëmbimit të mundshëm të territoreve mes Kosovës dhe Sërbisë, u spinua dhe u keqpërdor nga ana e portalit. Përmes parashtrimit të pyetjes drejt lexuesve „vallë me këtë deklaratë ministri Dimitrov e mbështet planin e Shqipërisë për hapjen e kufijve “, u implikua se ministri e mbështet këtë plan, duke e argumentuar me deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, që planifikon t’i hapë kufijtë edhe me Maqedoninë.
Infomaks thërritet edhe në tekst të publikuar në Sputnik, një ditë më parë, në të cilin ka tekst autorial dhe intervistë.
Link deri te artikulli origjinal këtu.
Link deri te artikulli origjinal i arkivuar këtu.
Deklarata e Dimitrov është në frymën e një Evrope të bashkuar dhe promovon vlerat e Bashkimit Evropian. Një nga këto vlera është se të gjitha vendet janë të bashkuara dhe nuk ekzistojnë kufij mes tyre – zona Shengen. Kur bëhet fjalë për zonën e Shengenit, ekziston një grup shtetesh anëtare të BE që nuk janë pjesë e saj, përfshirë Kroacinë, Bullgarinë dhe të tjera. Ka edhe vende që janë anëtare të zonës Shengen, dhe nuk janë anëtarë të BE-së.
Kjo do të thotë që sistemi i pakufizuar bëhet në më shumë hapa, duke vendosur rregulla dhe mekanizma, si bashkarisht, ashtu edhe në kuadër të çdo shteti. Poashtu, shtetet duhet të sigurojnë strategji të përbashkëta për kontrolle dhe mbikëqyrje të jashtme të kufijve, strategji për luftë kundër terrorizmit dhe trafikimit me njerëz dhe që është akoma më e rëndësishme t’i zbatojnë të njëjtat.
Bashkimi Evropian ofron mundësi të mëdha, por vjen me detyrime serioze, kjo është vlera thelbësore, ndërsa të gjitha përpjekjet e shteteve të rajonit në këtë drejtim duhet të përshëndeten dhe të mbështeten.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT