Fshatarët në Barisha (Siri) kanë mbetur të habitur më 28-të tetor, pasi që ka pasur të shtëna nga helikopterët 30 minuta para se ushtarët amerikanë të aktivizohen në teren. Ata thonë se helikopterët kanë gjuajtur projektilë drejt dy shtëpive, duke e rafshuar me tokën njërën prej tyre. Bagdadi është arratisur nëpër rrjetet e bunkerëve dhe tuneleve nëntokësore  që shtriheshin nëpër tokat tyre, duke veshur jelek vetëvrasës dhe duke tërhequr me vete dy prej fëmijëve të tij. Përshkak se pas tij është vënë robot ushtarak dhe është dërguar qen për ta mundur, Bagdadi është gjendur në qorsokak. Ai ka ndezur jelekun e tij vetëvrasës, duke vrarë veten dhe fëmijët e tij si dhe ka shkaktuar rrënimin e tunelit, sipas Trampit[1]. Për të arrirë deri te pjesët e Bagdadit, ushtarët janë detyruar të gërmojnë nën rrënoja. Laborantët kanë zhvilluar DNA test në vendin e ngjarjes dhe në kohë prej 15 minutash nga vdekja e tij, ata pozitivisht e kanë identifikuar. Tramp ka thënë se trupat amerikanë kanë mbetur në kompleks reth dy orësh pas vdekjes së Bagdadit dhe kanë mundur të nxjerin materiale shumë të ndjeshme për Shtetin islamik, përfshirë planet e tij të ardhshme. Pasi që ushtarët janë tërhequr, aeroplanët ushtarakë amerikanë kanë gjuajtur gjashtë raketa drejt shtëpisë, duke e rafshuar me tokën[2]. Disa çaste para orës 3:30 sipas kohës siriane, flota e helikopterëve ka fluturuar përsëri për në Irak. Pjesët e mbetura të Bagdadit më vonë janë hedhur në det.

Storja e lartëpërmendur është nga „Gardijan“, ku mund të shihet video nga operacioni ushtarak amerikan kundër famëkeqit Abu Bakër al Bagdadi. Tramp ka publikuar vdekjen e Bagdadit duke përdorur fjalët; „Ai vdiq si qen!…“, me çka publiku krahasoi fjalimin e tij me atë të ish presidentit amerikan Barak Obama dhe publikimin e tij në lidhje me vdekjen e Osama bin Ladenit. Sipas „Gardijan“, shefi i Komandës qendrore amerikane, gjenerali Kenet Mekenzi, ka deklaruar se bombardimi është bërë pasi që janë evakuuar gjithë sulmuesit dhe të mbijetuarit dhe është kryer në mënyrë që rrethina afër kufirit turk të mos mund të bëhet e shenjtë. Mekenzi nuk ka pasur mundësi të vërtetojë pretendimin e Trampit se lideri i Izidës „ka qarë, ka lutur“ në momentet para vdekjes së tij.

Mirëpo, kush ishte Bagdadi dhe cila është ardhmëria e ISIS-it? Abu Bakër al-Bagdadi al-Kurjashi është lindur në Irak, udhëheqës i Shtetit islamik në Irak dhe Levant (ISIS) Në qershor të vitit 2014, ai u zgjodh si kalif i ISIS-it nga ana e Këshillit Shura, që pëfaqëson ata antarë të Shtetit islamik të cilët janë të kualifikuar për të zgjedhur kalif. Duke u bërë më prominent në ISIS pas arrestimit me komandantët e Al Kaedës në kampin amerikan Buka në Irak, Bagdadi është përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në kryerjen e krimeve dhe shkejlen e të drejtave njerëzore në ISIS. Këtu përfshihet dhe gjenocidi i Jazidëve në Irak, robërimi esktenziv seksual, përdhunim i organizuar, kamshikim dhe ekzekutime sistematike. Ai ka menaxhuar me aktivitetet teroriste dhe masakrat. Ai ka pranuar brutalittin si pjesë e tentimeve propagandiste të organizatës, duke prodhuar video në të cilat tregohet rrobërim seksual dhe ekzekutim nëpërmjet therrjes, gurrëzimit dhe djegjes. Vetë Bagdadi ka qënë përdhunues i cili ka ruajtur disa robër personalë seksualë. Al-Bagdadi më vonë ka pretenduar se ka origjinë nga fiset Kurejsh, dhe sipas kësaj edhe nga Muhamedi, edhe pse nuk ekzistojnë dëshmi për të mbështetur pretendimin e tij.

Në intervistë për  „Dejli telegraf“, bashkëkohësit e al-Bagdadit e përshkruajnë atë në rini si i turpshëm, joimpresiv, nxënës religjioz dhe njeri i cili ka shmangur dhunën. Ahmed al-Dabash, udhëheqësi i Armatës Islamike në Irak dhe bashkëkohës i al-Bagdadit i cili ka luftuar kundës invazionit të aleancës në vitin 2003, ka dhënë përshkrim për al-Bagdadin që korespondon me atë të qytetarëve të Toçbit: „Isha me Bagdadin në univerzitetin islamik. Studionim kurs të njëjtë, mirëpo ai nuk ishte miku im. Ishte shumë i heshtur dhe i tërhequr. Ai kalonte kohën vetëm… Më herët i njihja gjithë udhëheqësit (e rebelëve). Zarkavin (ish lideri i Al Kaedës) e kisha më të afërt se vëllaun tim… Mirëpo, Bagdadin nuk e njihja. Ai ishte i parëndësishëm. Më herët udhëhiqte lutjet në një xhami afër lagjes time. Askush në fakt nuk e vërrente atë.[3]“ Në vitin 2004 ai ishte i rrethuar në afërsi  të Faluxhës nga ana e forcave amerikane dhe ishte mbajtur në Abu Graib dhe në kampin Buka, objekt në Irakun jugor ku gjendeshin edhe shumë ish të burgosur në Abu Graib. Statusi i tij ka qënë „praktikant civil“, që domethënë se ai ka qënë i lidhur me grup teroristësh, mirëpo nuk ka qënë i zënë në pjesëmarrje aktive në aktivitetet teroriste.

Në burg, siç duket Bagdadi ka lënë përshtypjen e një personi të pafajshëm, dhe duke mos pasur sukses ta identifikojnë si person jashtzakonisht të rrezikshëm, rojtarët amerikanë e kanë liruar.  Në burg, gjithsesi, duket se ai është radikalizuar nga xhihadistët e Al-Kaedës, kurse pas lirimit është bërë antar i AKI. Në vitin 2015, Bagdadi e transformoi ISIN nga focrë ushtarake e cila vepron në Siri dhe Irak, në franshizë teroristike transnacionale e cila ka vrarë civilë në më shumë se dhjetëra vende mbarë gjithë botës. Duke orkestruar sulme kundër qëllimeve të buta – përfshirë dhe stadiume spotrive, pushimore në plazhe dhe muzeje – ISIS ka vrarë më shumë se 1.200 civilë jashtë Irakut dhe Sirisë atë vit duke tërhequr vazhdimisht regurtë në emër të kauzës.

Sa i përket trashëgimtarit të Bagdadit, nuk ka akoma informata se kush mund të jetë, mirëpo sipas „Gardijan“, gjenerali Mekenzi tha se SHBA nuk ka asnjëfarë iluzionesh se do të shkatërrojë ISIS dhe paralajmëron se grupi do të tentojë të hakmerret; „Ata do të jenë të rrezikshëm. Dyshojmë se do të zhvillojnë ndonjë lloj sulmi hakmarrës“, tha ai. „Nuk shohim ardhmëri të pagjakshme sepse për fat të keq kjo ideologji edhe më tej do të ekzistojë“.

 

Meral Musli Tajroska, psikolog, ekspert për ekstremizëm dhe radikalizëm të dhunshëm dhe aktivist për barazi gjinore

 

[1] https://www.theguardian.com/world/2019/oct/28/visual-guide-to-the-raid-that-killed-isis-leader-abu-bakr-al-baghdadi

[2] https://www.theguardian.com/world/2019/oct/28/visual-guide-to-the-raid-that-killed-isis-leader-abu-bakr-al-baghdadi

[3] https://www.telegraph.co.uk/news/worldnews/middleeast/iraq/10948846/How-a-talented-footballer-became-worlds-most-wanted-man-Abu-Bakr-al-Baghdadi.html

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.