Kryetari i VMRO-DPMNE Hristijan Mickovski, në vizitën e tij në televizionin Alfa deklaroi se ekzistojnë shpekulime se Zoran Zaev mes dy rundeve zgjedhore ka realizuar takim me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti. Sipas tij, në takim është folur gjojase për redefinimin e shtetit. Një pjesë të deklaratës ju transmetojmë në mënyrë integrale: Shpekulimet shumë më të zëshme se në mes të dy rundeve zgjedhore ka pasur takim i cili është zhvilluar në Tetovë mes Zoran Zaev dhe disa persona të tjerë në të cilin praktikisht është bërë marrëveshje për mbështetje gjatë rundit të dyteë dhe ku praktikisht duhet të vijë deri te një lloj i redefinimit politik të Republikës së Maqedonisë.
Duke u bazuar në deklaratën e dhënë nga ana e Hristijan Mickovskit, një pjesë e madhe e mediave vendase publikuan tekste me tituj në formën pyetësore, në të cilët parashtrohet pyetja vallë Zoran Zaev në mes të dy rundeve zgjedhore ka nënshkruar redefinimin e shtetit.
Shpekulimi vs E vërteta
Pos asaj që bëhet fjalë për pretendim të bazuar në shpekulim, vullkani, ”platforma Tiranase” nxehej edhe me shpekulimet për atë se inicijativa e cila lindi nga disa parti, kurse u mbështet nga ana e Presidentit Stevo Pendarovski, për reforma në modelin zgjedhor në më pak njësi zgjedhore dhe vedosja e listave të hapura, është pjesë e marrëveshjes në Tetovë. Gjithsesi, Mickovski në fund theksoi se ndoshta bëhet fjalë për shpekulim, pas të cilës u bëri thirje Ahmetit dhe Zevit të dalim dhe të japin sqarim në lidhje me këto shpekulime.
Si prush i tretë për të ndezur, u përdor dhe regjistrimi i shpallur. Sipas Mickovskit edhe regjistrimi i popullatës është pjesë e marrëveshjes në të cilën Zaevi vuri nënshkrimin e tij, dhe me të si qëllim kryesor i regjistrimit potencon se është paraqitja e Shqiptarëve në numër sa më të madh.
Problemi më i madh te të gjitha këto pretendime është se Mickovski nuk është i sigurtë në atë që deklaron, kështuqë kërkoi nga kryeministri Zaev të dalë dhe të sqarojë vallë këto shpekulime të cilat ai i plasoi në publik, janë të vërteta.
Pretendime shpekulative të cilat konvertohen në narracion
Në të gjithë këto “pretendime” Mickovski nuk ka theksuar asnjë dëshmi. E gjithë deklarata bazohet në shpekulime. Problemi është në atë se pa dallim vallë të njëjtat në fund do të tregohen si të vërteta apo jo, dëmi veçmë është bërë.
Sërisht frikësohet populli maqedonas me ndonjëfarë redefinim të shtetit dhe vizatim të kufijëve të rinj. Bien në ujë të gjithë treguesit e bashkëjetesës, dhe njëkohësisht nxitet nacionalizëm.
Narracioni për “Shqipërinë e Madhe” ska të ndalur.
Këto shpekulime të cilat ngrenë konspiracione për kërcënim të integritetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me formimin e të ashtuquajturës Shqipëri e Madhe transmetohen edhe në mediat elektronike. Ato padyshim janë mjetet me ndikim më të madh, nëpërmjet të cilave më së lehti shpërndahen shpekulimet e këtilla. Portali Republika ishte i pari që publikoi tekst të tillë, kurse në shpërndarjen e shpekulimit të mbështetur nga asnjëfarë dëshmie, u kyçën edhe portalet Infomaks, Publike, Alfa, MKD, Kurir. Nëse gjithësej mbledhim numrin e ndjekësve të fejsbuk faqeve të tyre, do të vijmë deri në një numër prej 622,943 ndjekës. Sugjerimi sipas algoritmeve të Fejsbuk është se tekstin e kanë parë 6.5% nga numri i përgjithshëm i ndjekësve, që do të sillte numër prej përafërsisht 40.000 profile tek të cilët teksti ka prekur. Për këtë do të ketë analizë plotësuese dhe më precize së shpejti.
Vijmë në përfundim se, bëhet fjalë për tentim nga ana e opozitës dhe portaleve të caktuara, narracioni i Shqipërisë së Madhe të mbahet në “jetë”. Këto narracione kontribojnë në përçarjen e shoqërisë, në vend të ndërtimit të besimit dhe bashkëjetesës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Sa për krahasim, në rast se kryeministri Zaev del në publik dhe deklaron se në fakt Mickovski është ai i cili ka nënshkruar marrëveshje të tillë, kujt duhet ti besojmë? Për këtë arsye asnjëherë shpekulimet mos i merrni si relevante.
Mediat kanë për detyrë që gjatë transmetimit të lajmit të jenë të virtytshëm dhe të njëjtën ta kontrollojnë dhe verifikojnë nga më shumë burime.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT