PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: YouTube i fshin këngët e shënuara si “maqedonase” (Macedonian)

YouTube filloi t’i fshijë këngët që e përmbajnë fjalën “maqedonase” (Macedonian). Diaspora greke publikoi se konform Marrëveshjes së Prespës do të kërkoj nga të gjithë provajderët e internetit ta fshijnë tërë përmbajtjen që e përmban fjalën “maqedonase” (Macedonian).Linku deri në artikullin origjinal këtu.

Link deri te artikulli origjinal i arkivuar këtu.

FAKT/E

Teksti nuk ofron asnjë dëshmi se Youtube ka fshirë këngë maqedonase, si pjesë e “akcionit politik në bazë të Marrëveshjes së Prespës” . Përveç kësaj, nuk ka kurrfarë provash se ekziston ndonjë deklaratë ose link në të cilin diaspora greke ka dhënë një deklaratë të këtillë. Pastaj, Marrëveshja e Prespës nuk parashikon kurrfarë aktivitetesh në lidhje me këtë çështje. Madje edhe nëse diaspora greke kërkon një gjë të këtillë, YouTube është korporatë private e cila nuk mund t’u përmbahet kërkesave të këtilla pavarësisht se prej ku vijnë ato. Duke bërë kërkime në YouTube kah mesi i muajit shkurt të vitit 2019, mund të gjendeshin një numër i madh i këngëve të shënuara si “maqedonase” (Macedonian), siç mund të shihet këtu.

Praktika e zakonshme e manipulimit të lexuesve bëhet përmes abuzimit të “termeve”, në këtë artikull ”Marrëveshja e Prespës”, “Margaritari Ballkanik”, “autorë të ndjerë”, “Të drejta autoriale”, për të shkaktuar konfuzion dhe palogjikshmëri. Përveç kësaj, ky narracion është përdorur për qëllime politike kundër Marrëveshjes së Prespës.

Kjo është njëlloj, si për shembull, të kërkoni nga YouTube t’i heq të gjitha këngët e Dejvid Bouvi, meqë nuk ju pëlqen muzika e tij. Nënkuptohet, ky është mision i parealizueshëm.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.