Titujt dhe çmimet akademike janë të rëndësishme, por të folurit pa fakte dhe prova, por mbi bazën e bindjes së vet, siç thotë bashkëbiseduesi, nuk mund të konsiderohet si diçka relevante. Megjithatë, për këtë çështje duhet të konsultohen burimet zyrtare dhe personat kompetent.

Lidhja e koronavirusit me teknologjinë 5G vazhdon të “përhapet” edhe përkundër argumenteve të shumta që këto dy gjëra janë krejtësisht të ndryshme dhe nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën dhe se kjo është thjesht një mit.

E fundit nga një sërë pretendimesh të tilla mund të shihet edhe në intervistën e realizuar nga Vecer.press.mk me Goran Marjanoviç, shkencëtar dhe inxhinier serb.

Në intervistë, Marjanoviç pranon se një numër i madh I testeve nga një numër i madh i ekspertëve dhe institucioneve të njohura thonë se rrjeti 5G nuk ka asnjë efekt mbi virusin Kovid-19, megjithatë ai beson se ndonjë lidhje mund të jetë e mundshme. Ai e argumenton këtë në bazë të logjikës së tij.

“Megjithëse nuk kam nivelin e duhur të njohurive në biologji, unë bazuar në logjikën që kam ndërtuar, duke u marrë me fizikë teorike për më shumë se 40 vjet dhe me shumë vite matje dhe analiza të fenomeneve të ndryshme të energjisë, kam përshtypjen ndërveprim i caktuar, megjithatë, është i mundur. Arsyeja është e thjeshtë. Simptomat që shfaqen së bashku me ndjenjat subjektive të një personi të ekspozuar ndaj rrezatimit mikrovalë 5G dhe një personi të infektuar me kovid-19 janë shumë të ngjashme. Ky fakt lë mundësinë e interpretimit të ndikimit të njërit ndaj tjetrit...Deklaratat se virusi nuk është me origjinë natyrore, gjithashtu krijojnë dilema të reja“, thotë Marjanoviç.

 

Sidoqoftë, siç kemi thënë shumë herë, është konfirmuar se ndërlidhja e koronavirusit me teknologjinë 5G nuk ka asnjë lidhje, dhe se nuk ekzistojnë rreziqe nga përdorimi i rrjetit 5G.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka theksuar se deri më sot nuk është gjetur as edhe një efekt i dëmshëm mbi shëndetin që do të shkaktohej nga ekspozimi ndaj teknologjisë pa tel.

Komisioni Evropian gjithashtu ka mohuar çdo lidhje midis teknologjisë Kovid-19 dhe teknologjisë 5G. Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Johanes Barke, deklaroi se “nuk ekziston asnjë lidhje gjeografike ose lidhje tjetër midis vendosjes së rrjetit 5G dhe shfaqjes së koronavirusit”.

Sa i përket vetë rrjetit 5G dhe rreziqeve të mundshme shëndetësore që lidhen me rrezatimin, për shembull, zëdhënësi ka deklaruar se ekspozimi është “gjithmonë pesëdhjetë herë më i vogël nga ajo që dëshmitë shkencore thonë se duhet të jetë, për patur pasoja mbi shëndetin e njerëzve. Mbrojtja e shëndetit është prioriteti më I lartë I Bashkimit Evropian, dhe kjo përfshin edhe rrjetin 5G “, deklaroi Johanes Barke.

Në një intervistë për MIA, Drejtori i Agjencisë për Komunikime Elektronike, Sasho Dimitrijoski, pohon se rrjeti aktual 4G ka më shumë rrezatim jo-jonizues nga ai që do të vendoset në të ardhmen, 5G. Sipas tij, as rrjeti 4G nuk është i dëmshëm, por teknologjia e përparuar 5G dhe në energji maksimale ka rrezatim shumë më pak jonizues.

 

Titujt dhe çmimet akademike janë të rëndësishme, por të folurit pa fakte dhe prova, por mbi bazën e bindjes së vet, siç thotë bashkëbiseduesi, nuk mund të konsiderohet si diçka relevante. Megjithatë, për këtë çështje duhet të konsultohen burimet zyrtare dhe personat kompetent.

F2N2 ka shkruar disa herë për fenomenin për “rrezikun” e pretenduar të teknologjisë 5G. Duke i sqaruar  i Mite për 5Gcilat janë përfitimet e sigurisë nga 5Gmungesa e ndonjë lidhje ndërmjet 5G dhe koronavirus, e deri te informacionet nga zyrtarët shtetëror të cilët konfirmojnë se 5G është njëjtë dhe madje edhe më pak i rrezikshëm sesa teknologjia aktuale 4G.

 

Lexoni tekstin, jo vetëm titullin, kontrolloni përpara se të shpërndani.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.