Një nga spekulimet që është përhapur me shpejtësi në lidhje me virusin e ri është se është një komplot për shpopullim të planifikuar në nivel global. Pa hyrë në shumë detaje mbi këtë teori, ne do të përmendim vetëm disa nga "argumentet kyçe" të saj:Me këto tema dhe dilema në internet dhe në rrjete sociale, u kthye në jetë "teoria e miliardës së artë", gjegjësisht projekti i supozuar i elitave të botës për të zvogëluar popullsinë e botës, në mënyrë që të ruanin burimet e miliarda banorëve të privilegjuar të Tokës. Shprehja "miliardë e artë" (золотой миллиард, рус) është nga Anatoly Kuzmich Tsikonov nga libri i tij "Komploti i Qeverisë Botërore" (Заговор мирового правительства, 1994).
Virusi është prodhuar artificialisht në një laborator për të shërbyer si armë biologjike.
Ka efektet e veta planore dhe specifike që vijnë nga inxhinieria laboratorike.
Një nga këto efekte është të synojë popullatën e moshuar dhe të jetë kërcënuese për jetën e tyre.
Me uljen e popullatës më të moshuar, do të shkarkohen fondet pensionale që janë në krizë, gjë që do duhet të kenë efekte pozitive ekonomike për elitat botërore.
Elitat botërore do të mbrohen me masa të ndryshme si izolimi në kohë, testimi i privilegjuar, kujdesi shëndetësor dhe të ngjashme.
Nuk ka asnjë provë që virusi është prodhuar artificialisht, dhe në veçanti nuk ka asnjë provë që dikush e përdor atë si një armë biologjike. Gjetjet e fundit të ekspertëve kundërshtojnë të gjitha teoritë deri më sot se COVID19 shkaktohet nga një koronavirus laboratorik.
Të dy teoritë që (a) SHBA-të ose Britania e Madhe e solli virusin në Kinë dhe (b) që Kina përdor virusin për të sulmuar Shtetet e Bashkuara dhe Evropën, hedhin poshtë njëra-tjetrën, sepse nuk mund të jenë të dyja të sakta në të njëjtën kohë. Shtetet e Bashkuara, Kina dhe vendet në Evropë janë në listën e vendeve me numrin më të madh të rasteve të të infektuarve dhe vdekjeve. Sulmi ndaj një fuqie tjetër botërore, ku vetes dhe vendit tuaj do t’I shkaktonit humbje të tillë të jetës dhe krizës ekonomike është me të vërtetë një "argument" përtej çdo arsyeje.
Ka gjithnjë e më shumë informacione të rasteve se koronavirusi i sulmon të gjitha grupet e popullsisë dhe shtresat demografike. Megjithëse rreziku i virusit rritet me moshën, statistikat e deritanishme tregojnë se
Teoria se elitat botërore qëndrojnë pas pandemisë është hedhur poshtë me çdo rast të ri të një figure të famshme publike që vuan nga virusi. Pretendimi se elitat e botës do të mbrojnë veten në kohën e duhur nuk ka asnjë bazë në fakte, dhe realiteti konfirmon pikëpamjet e ekspertëve se sëmundja nuk zgjedh moshën, gjininë, statusin, racën ose karakteristika të tjera (shiko artikullin "Teori konspiracionesh se korona virusi është vepër e miliarderëve botërorë”).
Dhe së fundi, teza e "shpëtimit të fondeve pensionale " humbet të gjitha kuptimet kur ka një recesion të rëndësishëm ekonomik dhe krizë në nivel botëror, kështu që të pretendosh se për të kursyer fondet e pensioneve janë sakrifikuar ekonomitë e tëra të shumë vendeve, me të vërtetë nuk ka kuptim.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT