Me këto tema dhe dilema në internet dhe në rrjete sociale, u kthye në jetë "teoria e miliardës së artë", gjegjësisht projekti i supozuar i elitave të botës për të zvogëluar popullsinë e botës, në mënyrë që të ruanin burimet e miliarda banorëve të privilegjuar të Tokës. Shprehja "miliardë e artë" (золотой миллиард, рус) është nga Anatoly Kuzmich Tsikonov nga libri i tij "Komploti i Qeverisë Botërore" (Заговор мирового правительства, 1994).
Një nga spekulimet që është përhapur me shpejtësi në lidhje me virusin e ri është se është një komplot për shpopullim të planifikuar në nivel global. Pa hyrë në shumë detaje mbi këtë teori, ne do të përmendim vetëm disa nga "argumentet kyçe" të saj: 
  • Virusi është prodhuar artificialisht në një laborator për të shërbyer si armë biologjike.

  • Ka efektet e veta planore dhe specifike që vijnë nga inxhinieria laboratorike.

  • Një nga këto efekte është të synojë popullatën e moshuar dhe të jetë kërcënuese për jetën e tyre.

  • Me uljen e popullatës më të moshuar, do të shkarkohen fondet pensionale që janë në krizë, gjë që do duhet të kenë efekte pozitive ekonomike për elitat botërore.

  • Elitat botërore do të mbrohen me masa të ndryshme si izolimi në kohë, testimi i privilegjuar, kujdesi shëndetësor dhe të ngjashme.

 Edhe pse bota në të cilën jetojmë çdo ditë na bind se gjithçka është e mundur, megjithatë kjo nuk është një arsye që këto pretendime të mos hulumtohen në mënyrë kritike. Prandaj, realiteti dhe faktet thonë diçka ndryshe në lidhje me këto teori dhe argumentet e tyre të pretenduara:   
  • Të dy teoritë që (a) SHBA-të ose Britania e Madhe e solli virusin në Kinë dhe (b) që Kina përdor virusin për të sulmuar Shtetet e Bashkuara dhe Evropën, hedhin poshtë njëra-tjetrën,  sepse nuk mund të jenë të dyja të sakta në të njëjtën kohë. Shtetet e Bashkuara, Kina dhe vendet në Evropë janë në listën e vendeve me numrin më të madh të rasteve të të infektuarve dhe vdekjeve. Sulmi ndaj një fuqie tjetër botërore, ku vetes dhe vendit tuaj do t’I shkaktonit humbje të tillë të jetës dhe krizës ekonomike është me të vërtetë një "argument" përtej çdo arsyeje.

 
  • Ka gjithnjë e më shumë informacione të rasteve se koronavirusi i sulmon të gjitha grupet e popullsisë dhe shtresat demografike. Megjithëse rreziku i virusit rritet me moshën, statistikat e deritanishme tregojnë se

 
  • Teoria se elitat botërore qëndrojnë pas pandemisë është hedhur poshtë me çdo rast të ri të një figure të famshme publike që vuan nga virusi. Pretendimi se elitat e botës do të mbrojnë veten në kohën e duhur nuk ka asnjë bazë në fakte, dhe realiteti konfirmon pikëpamjet e ekspertëve se sëmundja nuk zgjedh moshën, gjininë, statusin, racën ose karakteristika të tjera (shiko artikullin "Teori konspiracionesh se korona virusi është vepër e miliarderëve botërorë”).

 
  • Dhe së fundi, teza e "shpëtimit të fondeve pensionale " humbet të gjitha kuptimet kur ka një recesion të rëndësishëm ekonomik dhe krizë në nivel botëror, kështu që të pretendosh se për të kursyer fondet e pensioneve janë sakrifikuar ekonomitë e tëra të shumë vendeve, me të vërtetë nuk ka kuptim.

 Me këto tema dhe dilema në internet dhe në rrjete sociale, u kthye në jetë "teoria e miliardës së artë", gjegjësisht projekti i supozuar i elitave të botës për të zvogëluar popullsinë e botës, në mënyrë që të ruanin burimet e miliarda banorëve të privilegjuar të Tokës. Shprehja "miliardë e artë" (золотой миллиард, рус) është nga Anatoly Kuzmich Tsikonov nga libri i tij "Komploti i Qeverisë Botërore" (Заговор мирового правительства, 1994). Kjo teori bazohet në idenë e njohur si "maltusiane", gjegjësisht se "rritja e popullsisë botërore është eksponenciale, ndërsa rritja e ushqimit në botë është lineare". Përmes kësaj paralajmërohet kërcënim I pretenduar në të ardhmen e afërt për mungesë të resurseve të njerëzimit, për çka është krijuar projekti "Miliardë e Artë" për të zgjidhur këtë problem të pretenduar. Edhe pse neo-maltusizmi ka pasur një ndikim në politikën bashkëkohore, siç është politika e popullsisë "Një fëmijë" në Kinë, ende nuk ka konfirmim të qëndrueshëm se botës po I përfundojnë burimet, veçanërisht burimet ushqimore, përkundrazi. Mund të thuhet se kjo teori është përfshirë edhe në listën e atyre për rendin e ri botëror, qeverinë botërore, futjen e çipave të të gjithë banorëve të tokës, etj, që rezultojnë nga "Lindja mistike" dhe shpirtërore të cilat ai gjoja i ruante në ferrin e egër materialist në të cilin jetojmë.  Secila prej tyre mund të ketë një të vërtetë të vogël ose rrezikshmëri të mundshme, por shtrirja në të cilën zhvillohen këto histori dhe teori me të vërtetë shtrembërojnë realitetin dhe përhapin paranojën. Problemi sot është se përmes rrjeteve sociale dhe Internetit, këto teori jo vetëm që janë ringjallur, por gjithashtu përforcohen dhe morën zgjerime të reja të adaptuara  për vende dhe skenarë të ndryshëm. Sezoni më i fundit i Teorisë së Miliardës së Artë po ndodh pikërisht në lidhje me COVID-19. Ne jemi dëshmitarë të një lloj hiper-riprodhimi të mistikës manipuluese dhe teorive konspirative si projekte për të minuar rendin e shoqërive të tëra.  Për sa kohë që teoritë e tilla janë në margjinën e zhvillimeve shoqërore, ato zakonisht nënvlerësohen dhe tolerohen si "ide të çuditshme" ose si histori interesante. Megjithatë, historia na mëson se ato nuk duhet të anashkalohen. Anti-semitizmi në shekullin XX erdhi në jetë menjëherë pas zgjerimit të teorive konspirative të paraqitura në një libër tjetër, “Protokollet e Urtësisë Sioniste” (1903), i cili përshkruan planin e supozuar për sundimin hebre mbi botën. Kur kjo teori konspirative u pranua nga regjimi nazist në Gjermani, me gjithë aftësinë e tij për një shtet të organizuar, aparate shtetërore, ushtri dhe shumë burime të tjera, nuk ishte më një teori, por për fat të keq u bë një politikë shtetërore dhe një projekt i organizuar për shkatërrim fizik të një popullate të tërë. Mjafton të kujtojmë vetëm këtë episod të zymtë të historisë për të parë rrezikun që vjen nga përhapja e pakontrolluar e teorive konspirative dhe toleranca e tyre në formën e një lloj mikro-narracioneve që na japin një sens të rremë se e kemi kuptuar kuptimin e politikës botërore dhe historisë. Ata kanë aftësinë për t'u përshtatur, pothuajse si viruset, për të hyrë në organizmin e shoqërive dhe për t'i ngrënë dhe paaftësuar ato nga brenda.  Njerëzimi duhet të ketë kujdes nga fenomenet e dëmshme edhe kur ato janë në një formë në dukje beninje, sepse kjo është koha më e mirë që të njejtat të ndalen.  Sead Xhigal,prill 2020
logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.