Në periudhë kur gjithë studimet shekncore dhe hulumtuese janë drejtuar kah zbulimi i ilaçit ose vaksinës kundër koronavirusit, në publik qarkullojnë shumë prej tyre edhe pse nuk janë verifikuar klinikisht.
Kështu që në muajin prill u shfaq teza se duhapirësit janë më rezistentë në Kovid-19, nikotini shëron ose ndihmon në mjekimin e infeksionit nga Kovid-19, ka mundësi që duhani të prevenojë të infektoheni. Gjithë këto teza dalin nga studimi francez i publikuar më 21 prill. Organizata Shëndetësore Botërore që atëherë alarmoi për lobistë që përhapin këtë propagandë, si dhe për atë se duhanpirja i dëmton mushkëritë e bardha dhe pjesët të tjera të trupit që na bën më të ndjeshëm në #COVID19 infeksionin. Është koha e duhur për të lënë duhanin për një shëndet më të mirë.
Për atë se duhanpirësit janë më rezistentë në koronavirus ekipi ynë veçmë ka shkruar.
Ditëve përsëri jemi dëshmitarë të titujve me thuajse përmbajtje identike: Kovid-19 nuk sulmon duhanpirësit, informojnë hulumtuesit, HULUMTIME TË RREJA: Kovid-19 nuk sulmon duhanpirësit?.
Mirëpo kësaj here përmbajtjen dalin nga hulumtimi i kompanisë izraelite Clalit Health Services. Sipas hulumtimit të tyre duhanpirësit gjoja se ka më pak gjasa të jenë pozitivë në testin e koronavirusit, përndryshe është më e vogël mundësia për tu infektuar. Hulumtimi i tyre ka treguar se ka shkallë të ulët të duhanpirësve të infektuar me Kovid-19 dhe se ata janë pjesë e vogël nga numri i madh i të sëmurëve rënë. Kështu, gjoja se padyshim, kjo habi e keqe mund të mbrojë nga Kovid-19.
Në raportin e publikuar kompania Clalit Health Services shpall rezultatet nga studimi i madh i zhvilluar te personat e rritur. Por, në përfundim qëndron se ekzistojnë dhe të dhëna kundërvënëse në lidhje me zbulimet klinike për duhanpirësit dhe vallë duhanpirja është faktor rreziku për sëmundje të rënda. Shqyrtimi i pulikuar nga OSHB përmbledh kundërshtimin e rezultateve të studimeve të derimëtanishme në mungesë të diturisë për lidhshmërinë mes duhanpirjes dhe rrezikut nga infektimi me SARDS-CoV-2, duke theksuar nevojën për studime të bazuara në popullatë, për kuptim më të mirë të lidhshmërisë.
OSHB pretendon se duhanpirësit janë më të ndjeshëm në këtë virus, sepse akti i duhanpirjes përfshin kontakt të gishtave (dhe eventualisht të cigareve të ndotura) me buzët, që rrit mundësinë e transmetimit të virusit nga dora në gojë. Duhanpirja me gypa uji, të njohura si „nargile“, shpesh përfshin prejkjen e gojës që mund të lehtësojë transmetimin e virusit KOVID-19.
Të gjithë e dimë se duhanpirja është e dëmshme për shëndetin. Duke marrë parasysh rreziqet për shëndetin që i shkakton përdorimi i duhanit, OSHB rekomandon shmangien e përdorimit të duhanit. Lënia e duhanit do tu ndihmojë mushkërive të bardha dhe zemrës të punojnë më mirë që nga momenti kur do të ndaleni.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT