PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal:  VIDEO: AMBASADORI RUS NË SËRBI: Sa më afër NATO-s, kriza në Maqedoni bëhet aq më e thellë

Më 01.07.2019 portali Infomaks duke u bazuar në deklaratën e ambasadorit rus në Sërbi, publikoi tekst në të cilin tregohet se prej kur filloi „hyrja“ e Maqedonisë së Veriut në NATO, promblemet etnike u përkeqësuan. Teksti u transmetua edhe nga portali  Ekspres.Teksti është spin.

Link nga artikulli origjinal:  Infomaks

FAKT/E

Siç afrohet data për hyrjen e vendit në NATO, u forcua propaganda ruse. Përbërësit edhe ksaj here janë të ngjajshme, pak aspekte etnike me theks në çështjen shqiptare dhe gjithsesi krizë. Nuk lihet jashtë edhe përfundimi se vendet ballkanike të cilat kanë hyrë në NATO nuk kanë asnjëfarë përfitimi, që gjithsesi nuk është e saktë.

Portali Infomaks duke u bazuar në deklaratën e ambasadorit rus në Sërbi, spinon se në vend janë përkeqësuar problemet etnike, të shkaktuara nga ambicjet e Shqiptarëve. Ambasadori deklaron se „Pas shumë sendeve kjo krizë e brendshme në Maqedoninë e Veriut është e lidhur me përzierjen e njëanshme të Perëndimit“.

Kjo nuk është e saktë. Mediumi nuk duhet të nxitë përfundime të cilat bazohen në deklaratat e dikujt.
Hyrja e vendit në NATO nuk është formulë magjike për të shkatuar çfarëdo lloj problemesh, e aq më pak në bazë të etnicitetit. Gjithë teksti është manipulativ, korsepondon me spine të retorikës veç më të njohur. Qëllimi i këtij teksti është i planifikuar për të nxitur gabueshëm publikun. Edhe ky publikim është pjesë nga anti-NATO narracioni i cili një kohë të caktuar zhvillohet nga portale të ndryshme në Republikën e Maqedonisë të Veriut dhe më gjerë, për të cilin ekipi i F2N2.mk dhe më herët ka shkruar. Në drejtimit të kuptimit më të mirë, ju sugjerojmë edhe analizën eskperte Ndikimi Rus para antarësimit maqedonas në NATO.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.