Sun-Cu (孫子, Sūn Zǐ) në „Arti i luftës“ në disa pjesë shkruan për përdorimin e teknikave të ndryshme në luftimi dhe mundjen e armikut:
„I gjithë sekreti është te hutimi i armikut, kështuqë ai nuk do mund të kuptojë qëllimin tone të vërtetë“.
Rol mjaft i rëndësishëm, në „strategjinë e hutimit“ të konceptuar kështu, kanë gjuha dhe komunikimi. Përkatësisht për këtë shkak dezinformatat janë një nga përdorimet më të shpeshta të gjuhës si armë, përndryshe mjet për luftë me Tjetrin, në forma të ndryshme (Tjetri si mendimtar i ndryshëm, armik, rival, pjestarës i racës, religjionit, etnikumit tjetër, etj).
Gjuha përdoret si armë verbale në shumë situata të përditshme dhe nëpërmjet formave të ndryshme, si urdhër, ofendim, sharje, emërim, metaforë, figura stilike, etj.
Dezinformatat përjetojnë zhvillim të tyre të vërtetë në kohën moderne dhe fitojnë rol kryesor në luftën për pushtet, qeveri dhe interesa, në kushte luftërash apo paqesh. Si pjesë e fushës së propagandës së organizuar, dezinformatat janë të manipulime të planifikuara, me ndikim të vazhdueshëm dhe kanë potencial të madh për të shkaktuar dëme.
Dezinformata pas përdorimit masiv dhe të vazhdueshëm në Luftën e dytë botërore, dhe për të cilën shpesh përdorej shprehja „propaganda ushtarake“, vazhdoi intenzivisht të përdoret edhe gjatë Luftës së ftohtë mes SHBA-ve dhe Bashkimit Sovietik.
Fjala „dezinformatë“ zyrtarisht për here të pare paraqitet në vitin 1949 në Fjalorin e gjuhës ruse të Sergej Ozhegov dhe interpertohet si „akt për të hutuar me ndihmën e informatave të rrejshme“, gjatë së cilës shpesh me shembuj referohet për „dezinformim të opinionit public në vendet kapitaliste“. Dezinformimi shpesh bëhet metodë e përdorur jo vetëm si „armë luftimi“,por edhe si teknikë komunikatëve në shumë sfera, prej nga komunikimi politik, deri te tregëtia dhe biznesi.
E dhënë interesante historike lidhur me Maqedoninë është vendimi i Kuvendit popullor të qytetit të Shkupit nga 30 qershori i vitit 1951 me të cilin Panko Brashanov drejtohet në: „në riedukim dhe punë për të mirën e shoqërisë në Goli Otok në periudhë prej 2 vitesh“, sepse „ka thyer regullin public dhe qetësinë dhe ka imagjinuar dhe shpërndarë lajme të rreme, me të cilën ka prishur qetësinë e qytetarëve“. Ky rast është i lidhur me trazirat e brendshme të shkaktuara nga tensionet mes federatës jugosllovene dhe Bashkimit sovjetik.
Dezinformatat kanë për qëllim „krijimin e iluzionit, përndryshe maskimin e informatës së rreme si të vërtetë“(Philippe Breton, La Parole Manipulèe, 2000). Pasi të mashtrojë dezinformata, qëllimi I saj kyç është që ti besohet papërgjegjshmërisht. Është e qartë se dezinformata është efektive atëherë kur nuk do të njihet si informatë e rremë.
Në publikimet e mëhershme pamë se dezinformatat mund të fshihen dhe inflirtohen nëpërmjet kontekstit komunikativ dhe naraccioneve të pranuara. Niveli i tretë kyç në të cilin operojnë dezinformatat është gjuha në përdorimin e përditshëm.
Xhorxh Orvell në romanin e tij „1984“ ka popularizuar idenë se „me ndryshim të gjuhës, mund të ndryshoni vetëdijen e njerëzve“. Nëpërmjet vargut të teknikave gjuhësore dhe gjuhësore-logjike, dezinformata hyn në komunikimin e përditshëm dhe kalon si informatë e vërtetë dhe e besueshme. Pikërisht për këtë, sfida më e madhe me dezinformatat është dallimi I tyre primar dhe në kohë.
Në vazhdin vijon listë me disa nga teknikat manipulative më të përdorura nga ky tip, të cilat mund të shërbejnë për dallim më të lehtë të dezinformatave:
EMËRIM – Imponim ose përfshim I ndonjë argumenti ose ideje nëpërmjet emërimit manipulative. Më së shpeshti kjo teknikë quhet ETIKETIM gjatë së cilës zakonisht përdoren fjalë ofenduese me qëllim të diskualifimit të një personi ose grupi. Katalogu i emërimeve të tilla është mjaft I pasur : tradhëtar, I paguar, nacionalist, kodosh, kvinsling, seksist, ksenofob, dhe të tjera.
Si nën teknika plotësuese, emërimi mund të zgjerohet në grupë emërimi („miku i Х“, „bashkëpuntori I Х“), të vendoset në formë atributi („Х nervoz“, „Х jokuadrues“) ose të asocohet nëpërmjet kallëzuasit (plaçkitën, shkatërron). Qëllimi i emërimit manipulative është të lirohet hapësirë për vendosje të dezinformatës në tekst në mënyrë të besueshme.
Në kombinim me etiketë të caktuar, më lehtë plasohet dezinformata e cila në kontekst të tillë tingëllon logjike dhe e besueshme. Emërimi është lidhur ngusht me teknikën manipulative të „ad hominem“ sulmit, me të cilën diskualifikohet ide ose argument, duke diskualifikuar personin që qëndron pas idesë ose shpreh argumentet.
ZËVENDËSIM I FJALËVE TË LIDHURA – Kjo teknikë përdoret kur fjalët me domethënie të ngjajshme ose të lidhur zëvendësohen me qëllim që të ndryshojnë domethënien e gjithë shprehjes ose tekstit dhe në mënyrë mashtruese të prezantojnë një situatë të caktuar.
Për shembull, në rastin nga ky shërbim për „Deklaratën e Presidentit Pendarovski për Almakos“, nga intervista burimore përshkrimi I situates së caktuar (procesi është në vazhdim) është interpretuar në shkrimin gazetaresk si „ngadalësim, vonesë“, kurse emërim në titull si „blokadë“. Ndryshimi I fjalëve, të cilat janë të lidhura me ndonjë shenjë semantike, mund të përdoret që tërësisht të ndryshojnë domethënien e informatave.
Zakonisht, në vargun e fjalëve të lidhura semantike, përdoret fjala me „domethënie më të fuqishme“, dhe kështu problemet dhe keqkuptimet bëhen KRIZA, shkeljet dhe gabimet bëhen SKANDAL, dhe ngjajshëm.
ASOCIACION I RREMË – Lidhshmëria e rreme e subjekteve të ndryshme ose nocioneve nëpërmjet ndonjë ngajshmërie (formale), afërsisë ose lidhshmërisë arbitrare. Në analizën „Migrantët sulmojnë rrejshëm nëpërmjet mediave“, rasti në të cilin ka qenë i përfshirë i pastrehë lokal është publikuar në mënyrë manipulative si rast i aktit kriminal të kryer nga migrant. Shpesh, në rast real (dorëheqja e zëvendës ministrit) I ngjitet shpekulim i pabazë (mësim I gjuhës shqipe për gjithë fillestarët) e cila me përsëritje në media, shëndrohet në dezinformatë.
GJENERALIZIM – Rast i caktuar vendoset në kontekst negative dhe paraqitet si event i regullt.
Për shembull, rast i arestimit për shkak të prishjes të regullit dhe qetësisë publike, gjeneralizohet si „sjellje e regjimit fashist“ dhe „shtetit totalitar“.
Gjeneralizimi, si në rastin e caktuar, kombinohet me përdorim të nocioneve negative (fashizëm, diktaturë, totalitarizëm, regjim, huntë) dhe me FRIKËSIM. Teknikat gjuhësore për frikësim përdorin fjalë afektive të fuqishme të vendosura në kontekst të stereotipeve dhe parabindjeve të zgjeruara. Parabindjet bazohen në gabime logjike dhe shfaqje sipërfaqësore të cilat nuk janë të mbështetura me fakte.
DEKONTEKSTUALIZIM – Deklaratë e caktuar e nxjerrë nga konteksti dhe në mënyrë manipulative i ndryshohet domethënia.
„Partneriteti me SHBA-të është i suksesshëm, efikas dhe me ndihmën e tyre presim që deri në fund të vitit të arrijmë dhe në mënyrë formale qëllimin më të madh strategjik që kemi parashtruar që në vitiet e nëntëdhjeta, kurse kjo është antarësimi ynë NATO”,thotë Pendarovski. Me këtë, për të BE-ja bëhet qëllim i shkallës së dytë.
KLIKOMASHTRUES – Përdorimi I titujve të rremë, bombastikë dhe senzacional me qëllim që të mashtrohen lexues dhe të rritet numri I vizitave/klikimeve në ndonjë përmbajtje. Teknikat e këtij lloji janë të shumta, nga (1) imagjinimi I një informate të caktuar (publikim I spotit të rri nga grupi muzikor DNK) e cila publikohet si dezinformatë („Panço nga DNK i lënduar në aksident “), nëpërmjet (2) publikimit manipulative të informatave selective dhe fjalëve (Për fije u shmang tagjedi në parkun „ÇAIR“) me qëllim që të mashtrohet lexuesi se bëhet fjalë për rast në Shkup, pa u vendosur lokacioni i vërtetë I rastit (Nish: Lojë gome rra dhe „mbuloi“ fëmijë),deri (3) te ndryshimi manipulativ I ndonjë deklarate metaforike (Bubevski: PSP-në e mbajnë në komë artificiale) në titull bombastik (Katica Janeva në komë, nuk dihet vallë do tia dalë dhe me çfarë pasoja).
(vazhdon)
Sead Xhigal,
për „MOST“.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT