Trendi i lojërave të rreme shpërblyese në rrjetin social Facebook vazhdon. Ekipi i F2N2 veçmë ka shkruar në këtë temë, por ekipi ynë monitorues ka hasur shfaqjen e lojërave të rreme shpërblyese. Biçikleta, pishina, orë, motoçikleta janë vetëm një pjesë e të mirave materiale të cilat ofrohen si dhuratë nëse përdoruesit në Facebook pëlqejnë dhe shpërndajnë faqen në të cilën është publikuar loja e rreme shpërblyese.
Shembulli 1:
Bëhet fjalë për faqe fejsbuku e cila merret me shitjen e këpucëve, e cila në dy ditë (27 qershor dhe 29 qershor) publikon fotografi të njëjtë me tekst identik i cili thotë: Dhurojmë 3 Biçikleta në 48 orët e ardhëshme
Të gjithë që do të
PËLQEJNË FAQEN👍 dhe
SHPËRNDAJNË FAQEN 👉 fitojnë dhuratë !!!
Faqja në momentin e shkrimit të artikullit tonë është fshirë, por në vijim ju prezantojmë fotografi si dëshmi për lojën shpërblyese të rremë të publikuar në faqen e tyre fillestare. Nëse mblidhen interaksionet nga të dy fotografitë do të fitohen numra të larta, përndryshe: 4,800 emotikonë, 3,100 komente dhe 6,100 shpërndarje.
Faqja e njëjtë më 30 qershor ka publikuar fotografi me biçikletë të ndryshme nga dy publikimet e mëparshme, por në këtë publikim është shkruajtur dhe gjoja fituesi i biçikletës pa u shënuar/taguar i njëjti. Për të fituar akoma më shumë reagime dhe publik, në tekst theksohet se shpërndarje të rreja në publikimin e vjetër nuk do të merren parasysh, përndryshe se duhet të shpërndahet publikimi i rri, me qëllim që të arrijnë numër sa më të madh publiku nëpërmjet shpërndarjeve. Publikimi i rri për një periudhë të shkurtë ka 1,400 emotikonë, 1,100 komente dhe 2000 shpërndarje.
Shembulli 2:
Në shembullin e dytë bëhet fjalë për faqe me emrin “Evtino Mk” e cila përveç dy fotografivë të cilat kanë të bëjnë me gjoja se lojën shpërblyese, nuk ka asnjëfarë publikimi tjetër. Njëri publikim është me “karakter humanitar” përndryshe theksohet se do të dhurojnë skuter një përdoruesit i cili do të pëlqejë dhe shpërndajë faqen, kurse publikimi tjetër është prezantuar si lojë shpërblyese ku shpërblimi kryesor është një katërcikël, normalisht me rregulla të njëjta, pëlqim dhe shpërndarje të faqes së tyre.
Faqja e njëjtë më 5 qershor ka ndryshuar emrin e saj nga “Evtino Stil Mk” në “Evtino Mk”.
Para se të ndryshohet emri, faqja e njëjtë ka publikuar edhe një lojë të rreme shpërblyese ku gjoja se do të dhurohen 100 pishina. Është e dukshme se taktika është manipulimi me ndjenjat e qytetarëve me qëllim që të fitohet një numër sa më i madh i ndjekësve.
Shembulli 3:
Bëhet fjalë për grup i cili është krijuar më 30 maj, i cili nëpërmjet shablonit veçmë të njohur për përfitimin e ndjekësve, publikon postime të njëjta në dy ditë në të cilat theksohet se do të dhurohen gjithësej 20 or; për meshkuj dhe 20 për femra. Si dëshmi se bëhet fjalë për lojë shpërblyese të rreme është fakti që kanë theksuar se fituesit do të publikohen më 01.07.2020, kurse të njëjtën nuk e kanë bërë. Plotësuesisht, orët të cilat ofrohen falas kanë çmim prej 42 dollarësh, gjë që hedh dyshim plotësues në vërtetshmërinë e lojës shpërblyese.
Shembulli 4:
Loja shpërblyese në vijim është publikuar në dy grupe, nga të cilat njëra veçmë është fshirë. Bëhet fjalë për dhurimin e pishinave me manipulimin e njëjtë, pëqle dhe shpërndaj. Është e dukshme që kanë shfrytëzuar fotografinë e njëjtë, dallimi është vetëm në numrin e pishinave të cilat do t’i “dhurojnë”.
Qëllimi kryesor i mashtrimeve të këtilla është të mblidhen sa më shumë pëlqime dhe shpërndarje në një Facebook grup të caktuar. Në këtë mënyrë mashtruesit arrijnë deri te një numër i madh i përdoruesve. Plotësuesisht, sa më shumë shpërndarje dhe interaksione të ketë një postim i caktuar në Facebook, aq më shumë dhe algoritmi i Facebook rrit vargun dhe arrin deri një numër i madh i përdoruesve. Pse lojëra të rreme shpërblyese? Shpesh me temat me të cilat manipulohen qytetarët në këtë mënyrë janë emotive. Në këtë drejtim, keqpërdoret gjendja ekonomike e një pjese të madhe të qytetarëve tanë dhe gjithsesi këtu është edhe momenti psikologjik “të fitohet diçka falas”.
Çdo qytetar është viktimë potenciale e këtyre manipulimeve, duhet me përgjegjësi të përdorim mediat sociale dhe të kontrollojmë para se të ndjekim ndonjë faqe, sidomos nëse na ofron diçka tërheqëse dhe falas.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT