MANIPULIM I QARTË I NJERËZVE

Në realitetin e KOVID-19, shumë gazetarë rusë demantuan dezinformatën.

Këtë muaj skandali më spektakular për mediat në Rusi, lajm të cilin ekipi i F2N2 veçmë e ka transmetuar[1] ishte nga ana e regjistorit Nikita Mihalkov i cili është fitues i titullit Oskar, kurse përkushtoi shfaqjen e tij javore „Besogon“ (Egzosrcist) për Gejtsin. Shfaqja u emitua në Tv kanalin shtetëror Rosija-24 më 1 maj.

Konflikti mes rrjetit shtetëror dhe personalitetit të famshëm rus shpërtheu pasi që ky i fundit shfrytëzoi emisionin për të sulmuar Bill Gejtsin, duke pretenduar se themeluesi i Mikrosoft do të implantojë mikroçipe në miliardë njerëz me qëllim që t’i kontrollojë. Tani Vladimir Pozner, një nga gazetarët më të shquar në Rusi nga koha e  ‘’glasnost dhe prestroika’’ e Gorbaçevit, publikoi letër të drejtuar deri te Nikita Mihalkov në të cilën shprehi jodakordim dhe kundërshtim të deklaratës të regjisorit.

 

 

 

Është kënaqësi që ju cenzuruan

Në letrën drejtuar Mihalkovit, Pozner fokusohet në çështjen e cenzurimit: „Fillimisht, dua të them se më vjen mirë që dhe ju, pikërisht ju, person i cili asnjëherë nuk ka përjetuar cenzurimin gjatë punës tuaj – as në erën sovjetike, e as në erën postsovjetike – tani haseni me këtë. Unë për dallim nga ju, isha i detyruar të përballem me cenzurim gjatës erës sovjetike […] dhe akoma përballem me të, jozyrtarisht, edhe sot“.

Gjithësesi, vlerësimi i zotit Pozner për produksionin e zotit Mihalkov është i qartë: „Sa i përket programit që u tërhoq nga televizioni. Paraqet pikërisht atë që ju e kundërshtoni dhe e prezantoni si: manipulim të qartë me njerëzit “.

Veterani i gazetarisë, gjithashtu përshkruan natyrën e përbërë të kësaj forme manipulimi me mediat: „Nga pikëpamja ime, ju e bëni këtë mjaftë mirë, në mënyrë profesionale dhe të talentuar, ndoshta shumë më mirë. Sepse elementet e së vërtetës dhe gënjeshtrës janë përzier aq fortë“.

Në fund të letrës, Vladimir Pozner kthehet në temën – cenzurim, duke theksuar pozitën e tij profesionale: „Si përfundim, do të doja tju them se, edhe pos, të themi vlerësimit të pavëmëndshëm për programin tuaj, dakordohem me ju vetëm për një gjë: ju jeni të nënshtruar në cenzuarim, gjë për të cilën unë jam kategorikisht kundër.“

Mosdakordimi mes dy personaliteteve të larta ruse është simbol i mënyrës në të cilën reagoi publiku medial në Rusi për realitetin e COVID-10.

Sepse problemi me koronavirusin arriti majat tragjike në Rusi, shumë media lojale të Kremlinit, tentuan të drejtohen kah njoftimi i saktë; gjithësesi, kjo fotografi është e mjegulluar nga dezinformatat e papritshme, shpesh herë në formë të teorive të konspiracionit.

Të gjithë artikullin mund ta lexoni këtu.

 

Burim: EUvsDisinfo

 

[1] https://f2n2.mk/rakata-na-moskva-pokazhuva-znaci-na-rastreperenost/

Share via
Copy link
Powered by Social Snap