Në rrjetet sociale, çdo ditë e më shumë është më i pranishëm diskutimi se situata aktuale me virusin Covid-19 është në të vërtetë vetëm një “kurth” për të mbyllur njerëzit në shtëpi, dhe ndërkohë për të instaluar antena për teknologjinë 5G. Shumica besojnë se teknologjia 5G është e dëmshme për shëndetin e njeriut. Një nga shumë postime të tilla është një video e postuar nga fshati Bogovinë, ku shihet një burrë që punon në antenë. Videoja, përveç në rrjete sociale, është publikuar edhe nga portali, Thenewsupdate.com, më 13.04.2020 me titullin: VIDEO: Pas vendosjes së antenave 5G në Bogovinë të Tetovës, zogjtë fillojnë të bien të trullosur- alarmojnë qytetarët?
Portali gjithashtu shkruan se deri në redaksinë e tyre kanë arritur edhe video të tjera nga Bogovinja, ku shihen zogj me vetëdije të humbur që bien në tokë. Videon portali e ka marrë nga rrjetet sociale. Kjo video, poashtu është postuar edhe në Facebook faqen “Politico Plus”, ku është shpërndarë përafërsisht 800 herë.
Ata kategorikisht demantuan që në Bogovinë punohet në vendosjen (instalimin) e rrjetit 5G, gjegjësisht bëhet fjalë për ndërhyrjen në drejtim të sigurimit një rrjeti të sigurt dhe të qëndrueshëm dhe vazhdimësi të shërbimeve kryesore telekomunikuese.
„ Në këtë gjendje të jashtëzakonshme, ne vërejmë rritje të trafikut të bisedave, si dhe rritje të trafikut të internetit që është dukshëm më i lartë se zakonisht, që është rezultat i përshtatjes së kompanive me situatën e sapokrijuar duke punuar nga shtëpia dhe me qëndrimin e shfrytëzuesve tanë në shtëpi, në përputhje me masat e mbrojtjes nga koronavirusi, Aktivitetet në këtë stacion bazë nuk kanë të bëjnë me vendosjen ose aktivizimin e rrjetit 5G, pasi frekuencat për përdorim komercial të shërbimeve 5G akoma nuk janë caktuar (ndarë) nga ana e Agjencisë për Komunikime Elektronike.“, thuhet në reagimin e operatorit “А1“.
Poashtu, në fb faqen “Haraçina City” është publikuar video ku shihen disa kafshë që qëndrojnë në rrugë, ndërsa teksti mbi videon thotë se bëhet fjalë për efektet e teknologjisë 5G. Videoja ka afro 2,000 shpërndarje, ndërsa në të nuk jepen detaje se ku është inçizuar dhe se si është konstatuar se arsyeja e kafshëve të shtrirë në rrugë ishte shkaktuar nga teknologjia 5G. Ajo që mund të konkludohet është se videoja është shkarkuar nga Youtube.
Videot e tilla dhe të ngjashme që teknologjia 5G shkakton vdekjen e zogjve nuk janë vetëm në vendin tonë. Ndër dezinformatat më të njohura është lajmi i publikuar në Hagë në Hollandë në vitin 2018.
Më 5 nëntor të vitit 2018, Erin Elizabet në blogun e vet “Health Nut News”, publikoi tregim në dukje shqetësues nga Hollanda me titull “Qindra zogj të vdekur gjatë eksperimentit 5G në Hagë, Hollandë“. Sipas portalit Snopes, artikulli i Elizabet doli të ishte thjesht një rekrutim i një seri të madhe postimesh në Facebook të bëra nga një njeri me emrin Xhon Kuls, i cili drejton disa faqe në internet për komplot kundër 5G dhe faqe të mediave sociale.
Çfarë shkaktoi vdekjen e zogjve në Hagë? Studiuesit e Universitetit të Vaginajn dhe Muzeut të Historisë Natyrore në Roterdam, pas kryerjes së autopsisë në zogj, arritën në përfundimin se zogjtë vdiqën nga dëmtimet e shkaktuara nga goditja e objekteve të ndryshme (siç janë degë pemësh ose tokë).
Nuk dihet pse zogjtë zvarriteshin në tokë ose nëpër pemë, por supozohet se paniku te zogjt ishte shkaktuar nga shfaqja e një bufi ose një grabitqari të ngjashëm.
Më shumë informacione lidhur me teknologjinë 5G mund të lexoni në këtë vegëz.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT