PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: Vallë Ahmeti njofton atë që parashikoi Llavrov? Ndarjen e Maqedonisë mes Bullgarisë dhe Shqipërisë?Më 18.06.2020 mkdpress.site transmetoi tekst me titull manipulativ sipas të cilit lideri i BDI-së, Ali Ahmeti njofton ndarjen e vendit.

 

Link nga artikulli origjinal këtu.

FAKT/E

Ky tekst është klik bejt. Titulli, edhe pse në formë pyetësore, paragjykon pretendim manipulativ për atë se „vallë Ahmeti po njofton atë që parashikoi Llavrov? Ndarjen e Maqedonisë mes Bullgarisë dhe Shqipërisë?“ Ky pretendim është i pasaktë dhe nuk është shoqëruar me fakte.

Në deklaratën e transmetuar të Ali Ahmetit nuk ka njoftim të tillë. Deklarata e Ali Ahmetit e cila është transmetuar thotë:

„Me VMRO-në veçmë janë vendosur linjat e kuqe, për marrëveshjen me Bullgarinë për marrëveshjen për fqinjësi të mirë, për marrëveshjen e Prespës, për marrëveshjen me palën bullgare të cilën VMRO nuk e pranon si marrëveshje, për ne këtu qëndron linja e kuqe. Për ne nuk ka kthim. Dhe ai që do të kontestojë këto marrëveshje, nuk ka punë me ne!“

Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë u ratifikua më 15.01.2018. Më parë ai u nënshkrua nga kryeministrat Zoran Zaev dhe Bojko Borisov më 01.08.2017. Marrëveshja është nënshkruar në gjuhë maqedonase dhe bullgare në dakordim me kushtetutat e të dy vendeve, kurse parashikon mbështetjen bullgare në tentimet euroatlantike maqedonase për hyrje në BE dhe NATO, bashkëpunim në planin bilateral, përmirësim të komunikimeve transportuese, lehtësim i formaliteteve të ndryshme kufitare dhe doganore, si dhe lehtësim të kontakteve mes qytetarëve të Maqedonisë dhe Bullgarisë. Përmbajtja e marrëveshjes si dokument zyrtar mund të shihet në faqen e ministrisë për punë të jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe në ministrinë bullgare për punë të jashtme.

Marrëveshja e Prespës, si dokument tërësor, mund të shihet në faqen e Qeverisë së RMVMarrëveshjen për zgjidhjen e çështjes së emrit në Psarades, në anën greke të liqenit të Prespës, e nënshkruan ministrat për punë të jashtme Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxijas më 17.06.2018.

Në asnjë nga këto marrëveshje nuk ka dekrete për ndarje teritoriale të vendit tonë. Manipulimi i këtillë nuk është prezent as në deklaratën e Ahmetit, i cili njofton se do të angazhohen për respektimin e të dy marrëveshjeve, kurse këtë do ta kërkojnë edhe nga partnerët e tyre.

Në fund, me antarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, projektet për Serbi të Madhe, Shqipëri të Madhe, Maqedoni të Bashkuar dhe ngjajshëm, janë ëndra të kota të grupeve dhe individëve të caktuar. Me antarësimin në NATO, shtetësia jonë është e garantuar, kurse kufijtë të sigurtë!

Titulli manipulativ ka për qëllim të shkaktojë përshtypje të gabuar për ndonjëfarë skenari për ndarjen e vendit, me të cilin publiku nxitet në përfundime të gabueshme. Nuk ekziston skenar për ndarjen e Maqedonisë mes Shqipërisë dhe Bullgarisë.

Ky është vetëm një nga një sërë tentimesh për tu krijuar armik imagjinar dhe i njëjti të përdoret për përhapjen e panikut dhe frikës te qytetarët. Ekipi i F2N2 disa herë në dy vitet e kaluara ka shkruar për manipulimet me të ashtuquajturën Platforma Tiranase si dhe për çështjen e gjuhës dhe identitetit të cilat përsëri kthehen pikërisht para zgjedhjeve.

 

Ekipi i F2N2 e vlerëson këtë tekst si klik bejt dhe dezinformativ.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.