PËR SPUTNIK QEVERIA JONË ËSHTË ANA VERIMAQEDONASE – LIDERINFOMAKSVEÇERVESNIK PO HESHTIN! A DO TË KËRKOJË FALJE SPUTNIK?  

Më 24 dhe 25 maj, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ishte në një vizitë zyrtare në Mal të Zi me ftesë të Kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviç. Të dy qeveritë mbajtën sesionin e parë të përbashkët dhe u mbajtën takime bilaterale: Kryeministri Zaev u takua me Kryeministrin Markoviç, Presidentin e Malit të Zi Milo Gjukanoviç dhe Kryetarin e Parlamentit Ivan Brajoviç; Angjushev, Sugareski dhe Nikolovski zhvilluan takime bilaterale me kolegë nga Mali i Zi.

U nënshkruan dokumente të rëndësishme.

Mali i Zi ka filluar negociatat me BE-në, kështu nga 33 kapituj, 32 janë hapur, kurse 3 janë veçmë të mbyllura. Përvoja e Malit të Zi është e mirëseardhur për procesin e eurointegrimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Gjatë vizitës, oda e ekonomike e dy vendeve mbajtën një Forum biznesi, ku morën pjesë biznesmenë dhe përfaqësues nga kompani të ndryshme nga Maqedonia e Veriut dhe Malit të Zi.

Mali i Zi ishte një nga shtetet e para që e ratifikoi protokollin për anëtarësim në NATO.

Por e gjithë kjo, e cila në thelb sjell ndryshime pozitive, u spinua me shumë aftësi nga Sputnik. Manipulimi me informacione ose krijimi i një narracioni dezinformues disinformative nga Kremlini është ajo që mund të shihet nga kjo analizë e shkurtër e F2N2.

Por, të fillojmë me radhë.

Titulli i artikullit të botuar në Sputnik në gjuhën serbe ishte: „Vëllezërit në  NATO po e udhëheqin rajonin „në një të ardhme të ndritur “, ndërsa iu kërcënohet një skenar i zi“

 

Mesazhi kryesor që Sputnik vë në dukje, si në nëntitullin e tekstit dhe në postimin në Facebook është se toni i vizitës është i tillë që nuk është plotësisht e qartë nëse tema (mendohet në vizitën) ishte lavdërimi i NATO-s ose bashkëpunimi mes dy vendeve. Ky pretendim nuk është i vërtetë dhe fakti që përveç anëtarësimit në NATO u diskutua për shumë çështje të tjera siç janë anëtarësimi në BE, mjedisi, infrastruktura, përmirësimi i klimës së biznesit dhe bashkëpunimi etj., tregon mjaftueshëm se tema e vizitës është shumë qartë.

Vlerësimet e dhëna nga gazetari Ljubica Gojkoviç nga “Srpske TV” janë gjithashtu të pasakta, dhe ato vazhdojnë narracionin e Kremlinit. Nuk është e vërtetë që Mali i Zi “me dhunë” është futur në NATO, ashtu siç nuk është e vërtetë që qytetarët maqedonas e kanë bojkotuar referendumin, e më së paku është e vërtetë se integrimet euroatlantike janë kundër interesave të Maqedonisë së Veriut.

 

Duke e lexuar tekstin vumë re se në dy raste janë përdorur terminet „ana verimaqedonase“ и „delegacioni verimaqedonas“. Sipas udhëzimeve të MPJ për gazetarë, mund të shihet se terminet e përdorura në të dy rastet nuk janë të sakta.

Ajo që na tërhoqi vëmendjen është mungesa e reagimit nga disa portale, të cilat reaguan vrullshëm në tekst të  , ku gazetari e ka përdorur terminin “North Macedonians”.

ëto portale janë “roje” të monitoringut të mediave perëndimore dhe mezi presin të bëhet gabim I paqëllimshëm që të përdorin sulm të orkestruar ndaj Marrëveshjes së Prespës.

Përse nuk reaguan në këtë rast nuk e kemi të njohur.

Prandaj, një shembull të këtillë të ngjashëm nuk u lëshua nga ana e portalit Infomaks, i cili publikoi artikull që në titull tregonte se jemi bërë Verimaqedonas. Bëhet fjalë për artikullin në biznis gazetën gjermane i cili në titull e përmban fjalën “Nordmazedonier”. Kur bëhet fjalë për gramatikën gjermane, ja edhe një rast që ekipi i  F2N2 e publikoi para një kohe.

F2N2  qëndron në përputhje me qëndrimin se në rastin e Gjermanisë, për shkak të kufizimeve gramatikore, nuk mund të pritet të vijë deri në çfarë do lloj ndryshimi në të ardhmen. Përveç kësaj, mediat nuk i publikojnë praktikat pozitive të personave zyrtar, shteteve dhe mediave të cilat janë në përputhje me rregulloren e MPJ-së, e që këtu parashtrohet pyetja se përse janë të fokusuar vetëm në gabime të dukshme dhe kufizime gramatikore kur bëhet fjalë për mediat perëndimore. Rast të këtillë kishte edhe me Facebook kur publikoi se po mbahet raundi i parë zgjedhor, për të cilën F2N2 poashtu shkroi, por në raundin e dytë stili I të shkuarit u adaptua.  F2N2 ka mirëkuptim për rastet e këtilla dhe apelon deri te të gjitha mediat  dhe opinionbërësit që të jenë të durueshëm, sepse nevojitet kohë e caktuar deri sa të arrihet zbatim I duhur I terminologjisë që rezulton nga Marrëveshja e Prespës. Në rast të përdorimit joadekuat të termineve të përcaktuara, nuk duhet me patjetër menjëherë të zhvillohen teori të konspiracionit.

Fakti që edhe ushtria amerikane mbeti e denjë dhe kërkoi falje, e mbështet të sipërpërmendurën.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.