PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Portali Standard transmetoi intervistën e kryeredaktores të shërbimit televiziv qeveritar rus Russia Today në të cilën ajo krahason sistemet shëndetësore në SHBA dhe Rusi, përndryshe lartëson gatishmërinë e Rusisë për përgjigje ndaj pandemisë së koronavirusit.

Redaktorja jep disa shembuj për atë se si sistemi amerikan dështon në përballimin e situatës. Së tejmi në intervistë, ajo shton se gjoja të sëmurëve në SHBA nuk u rekomandohet të shkojnë në mjek dhe të njëjtit të mbeten në shtëpi përderisa nuk fillojnë të vdesin. Përveç kësaj, ajo thekson se “60% të rasteve të vdekjes në SHBA nga koronavirusi kanë ngjyrë të errët të lëkurës, sepse ata përkasin në klasën më të varfër të popullatës”.

Linkun nga artikulli origjinal mund ta gjeni këtu.

FAKT/E

Ky lajm është shembull klasik për spin me më shumë elemente të rreme i cili vjen nga kryeredaktor i televizonit qeveritar rus, e cila gjithësesi lartëson shtetin ose financuesin e saj.

Nuk është e vërtetë se në SHBA njerëzit lihen të vdesin në shtëpi nëse janë të infektuar. Çdo shtet ka protokole të ndryshme për trajtimin e qytetarëve të vetë, ashtu edhe SHBA-të. Qendra për kontrollim të sëmundjeve dhe prevenim në SHBA jep këshilla të qarta për ata që mendojnë se kanë simptoma. Në rekomandime qëndron se qytetarët të mos shkojnë në spital pa u konsultuar me mjekun në telefon, dhe të thërasin ekipe mjekësore në shtëpi.

 

Protokole të ngjajshme ka edhe RusiaPersonat të cilët janë pozitivë në koronaviruis por kanë simptoma të lehta, këshillohen të qëndrojnë në shtëpi kurse mjekët nëpërmjet video lidhjeve i këshillojnë si të veprojnë nëse u përkeqësohet gjendja dhe ngjajshëm. Kjo domethënë se, edhe pse Rusia ka protokole të ngjajshme për veprim me të sëmurët nga KOVID19 si dhe SHBA-të, qëllimi është të prezantohen SHBA-të si të papërgjegjëshme, të cilët nuk u lejojnë qytetarëve të tyre të shkojnë në mjek dhe i lënë të qëndrojnë në shtëpi, përderisa nuk fillojnë të vdesin.

Përqindja e vdekjeve nuk matet sipas ngjyrës së lëkurës! Një nga teknikat e propagandës dezinformative ruse është të shkaktojë jotolerancë racore dhe etnike! Nuk është e qartë si redaktorja ka arrirë deri te të dhënat se 60% të personave të vdekur nga koronavirusi “janë me ngjyrë të errët të lëkurës”, pa shfaqur ndonjë dëshmi zyrtare me çka do të vërtetonte këtë tezë.

Të gjithë shtetet kanë vështirësi në përballimin e koronavirusit, por e vërteta është se SHBA kujdeset shumë për shëndetin e qytetarëve të saj.

 

Për ilustrim, protokole të ngjajshme ka dhe Maqedonia e Veriut.Ky lajm ka për qëllim lartësimin e sistemit shëndetësor në Rusi, i cili ballafaqohet me probleme të mëdha në përballimin e situatës të shkaktuar nga koronavirusi. Ekipi i F2N2 edhe më herët ka shkruar për “superlativin” artificial të Rusisë, përndryshe për gjoja se zbulimin e vaksinës, për zbulimin rus për mjekimin e virusit, dhe për gjoja disa kombinime të ilaçeve për të luftuar koronavirusin, të cilat nuk kanë origjinë ruse por shiten si të tilla.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.