Titulli origjinal i artikullit: KRIVOLLAK. Unë të tregoj, ju si të doni!? Baza më e rre ushtarake amerikane – Krivollak.
Portali Dudinka, në artikullin e vetë konspiron gjojase ekzistimin e bazës ushtarake të SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila në marrëveshje sekrete mes një ose dy udhëheqës të qeverisë aktuale dhe pa dijeninë dhe miratimin e Kuvendit, është ndërtuar në poligonin ushtarak Krivollak. Më tej, në tekst theksohet se nga pista e Krivollakut do të fluturojnë aeroplanët pa pilotë më vdekjeprurës për nevojat e misioneve të SHBA-ve në luftën kundër terorizmit në Avganistan, Lindjen e Mese ose vendet e Afrikës së Veriut. Në fund heksohet se pjesëtarët e bazës amerikane në Krivollak janë të mbrojtur me ligje të veçanta mbi të cilat vendi-nikoqir nuk ka kompetenca ligjore për dënim dhe sankcionim.Link nga artikulli: Dudinka
Titulli i artikullit është manipulativ, kurse informatat në pjesën e tekstit në vijim janë keqinterpretuar me qëllim dhe janë spinuar. Ky publikim është pjesë e narracionit anti-NATO i cili një kohë të caktuar po zhvillohet nga portale të ndryshme si nga vendi ashtu dhe nga rajoni më gjerë, për çka ekipi i F2N2 dhe më herët ka shkruar.
Portali Dudinka në mënyrë të vetëdijshme dhe tendencioze kryen prezantim të gabueshëm të disa fakteve të caktuara, me qëllim që të përhapë lajme të rreme për SHBA-të dhe të rrëzojë mbështetjen mes qytetarëve për integrimet euroatlantike të vendit. Narracionet e këtiila anti-NATO krijojnë ndjenjë të pasigurisë dhe paraqitje të gabueshme mes qytetarëve për kontribimet e SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si partneri më i madh strategjik dhe aleat i vendit.
Ekipi i F2N2 e vlerëson këtë teks si manipulativ dhe të pabesueshëm sepse nuk është theksuar asnjë burim për informatat të cilat ai i transmeton.
Të fillojmë me radhë.
Sipas raportit vjetor për Buxhetin e Ministrisë për mbrojtje të SHBA-ve, në vitin 2018, Shtetet e bashkuara të amerikës kanë pasur gjithësej 514 baza ushtarake jashtë teritorit të tyre, që është tre herë më pak nga pretendimet e Milenko Nedelkovskit i cili në artikullin e tij thekson numër pre mbi 1,500 bazash ushtarake mbarë botës.
Në vitin 2017, Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut së bashku me pjesëtarët e Armatës të SHBA-ve në Europë realizuan ushtrim në teren të quajtur si “Dragon Guardian 17”. Gjatë ushtrimit, përveç aktiviteteve të tjera, ushtritë nga të dy shtetet së bashku ndërtuan pistë për fluturim të aeroplanëve pa pilotë. Për këtë qëllim në mbledhjen e saj të 8-të të mbajtur më 11.06.2017, Qeveria vendosi të lejojë hyrjen e forcave të armatosura të SHBA-ve për aktivitete ushtrimesh në Krivollak. Pos kësaj, nga Ministria për mbrojtje verifikojnë se gjatë ushtrimit ushtarët në Krivollak së bashku do të ndërtojnë pistë për fluturim të aeroplanëve pa pilotë, e cila më tej do të mbetet n përdorim për nevojat e ARM. Së këtejmi, Qeveria më herët ka dhënë lejë për hyrje të ushtrisë së huaj në teritorin tonë dhe pista e cila është ndërtuar mbetet në pronë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Për formimin e bazave ushtarake si dhe definimin e statusit të ushtarëve të tyre, vendi-nikoqir nënshkruan Marrëveshje për status të forcave të armatosura (SOFA) me NATO-n. Kjo është punë protokolare e obligueshme e cila është e rëndësishme për disa arsye.
Së pari, çdo prezencë e paautorizuar e ushtrisë së huaj në teritor të huaj, pa lejë të mëhershme nga vendi-nikoqir, vlerësohet si akt agresioni. Sa i përket prezencës së ushtrisë së huaj në teritorin tonë, Qeveria miratoi prezencën e ushtarëve të huaj për nevojat dhe gjatë kohëzgjatjes së zhvillimit të ushtrimit ushtarak “Goditja vendimtare 19” në Krivollak. Në Mbledhjen e 130-të të mbajtur më 16.04.2019,
Qeveria me sugjerim të Ministrisë për mbrojtje miratoi Vendim për miratim të hyrje dhe qëndrimit të pjesëtarëve të forcave të armatosura të huaja në teritorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të zhvillimit të aktiviteteve ushtruese „Godija vendimtare“ e cila në disa faza do të zhvillohet nga 20 maji deri në 15 korrik të këtij viti.”
Së dyti, SOFA marrëveshjet janë obligatore për shkak të regullimit të dokumenteve ligjore të lidhura me kohëzgjatjen e qëndrimit të ushtarëve të huaj, fitimi i lejës për qëndrim për ushtarët e huaj, çfarë statusi do të kenë ushtarët e huaj në vend (siç janë viza për qëndrim, dokumente udhëtimi) ejt.
Së treti, për shkak të definimit të jurisdikcionit mbi baza. Me këtë regullohet statusi i inventarit dhe pajisjes së ushtarëve të huaj në vendin nikoqir, përndyshe theksohet se kush është pronar i inventarit në bazë, vend, ejt. Pos kësaj, definohen edhe punë të caktuara lidhur me hetim në qoftë se kryhet vepër penale nga ana e ushtarëve të huaj në vendin-nikoqir, në qoftë se ndonjë ushtar sulmohet nga popullata civile ose nga forcat e sigurisë civile dhe/ose të uniformuara të vendit-nikoq, kush është kompetent për sigurinë e brendshme dhe kush për sigurinë e jashtme të bazës, e të tjera. Për shembull, sepse autori i tekstit përmend SHBA-të, SOFA marrëveshja mes SHBA-ve dhe Japonisë mes tjerash parashikon dhe obligimin e dy vendeve në zhvillimin e hetimeve të përbashkëta dhe mbledhjen e dëshmive në rast të kryerjes së veprës penale, si dhe arrestimin e pjesëtarëve të USAF minisonit dhe antarëve të familjeve të tyre.
Së katërti, marrëveshja SOFA nënshkruhet edhe për shkak të nevojës për definimin e obligimeve finansiare lidhur me punën dhe mirëmbajtjen e bazave ushtarake.
NATO ka nënshkruar Marrëveshje për statusin e forcave të armatosura në vende të ndryshme, dhe atë me Republikën e Maqedonisë së Veriut e cila u ratifikua dhe në Kuvend, Avganistan, Rusi dhe vende të tjera. Së këtejmi, çfarë do vendimi për formim të bazave ushtarake të huaja në teritorin e RMV-së duhet të jetë i parafrazuar me marrëveshje SOFA të cilën e ratifikon Kuvendi.
Dhe e fundit, ekipi i F2N2 nuk sheh asnjëfarë pasojash ekonomike ose sigurie në krijimin e bazave ushtarake të huaja në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për ilustrim, në nivel vjetor, bazat ushtarake të SHBA-ve në Britaninë e Madhe kanë gjeneruar të ardhura prej 1.3 miliardë dollarësh amerikanë për vendin-nikoqir. Për ndikimin e NATO-s mbi ekonominë lokale në Bosnjë dhe Hercegovinë lexoni në linkun në vijim.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT