Është e vështirë të imagjinohet që Kina nuk është në këto shtete. Për atë se vallë numri I të infektuarve është ai të cilin Kina e ka kumtuar zyrtarisht, ditët e fundit kemi parë reagime serioze nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Franca.

Duke e parë tabelën e statistikave të worldometer.com të datës 16.04.2020, mund të shihni lehtësisht disa trende shqetësuese. Para së gjithash, nëse shikoni shtetet që kanë më shumë se 100.000 të infektuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Spanja, Italia, Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe dallohen.

Përkundër faktit se këto shtete kanë numrin më të madh të rasteve të të infektuarve sipas margjinës prej 100.000, nëse i shtojmë të gjitha së bashku, do të vërehet se në këto 6 shtete ndodhen deri në 2/3 ose 1.437.2277 i numrit total të të infektuarve 2.282.308 të botës. Informacion që është më shumë sesa shqetësues.

Kjo shifër përfaqëson 66% të numrit total të të infektuarve në nivel botëror ose në përkthim 6 prej çdo 10 personave të infektuar janë nga këto 6 shtete. Është interesante se, 5 prej këtyre vendeve, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Britania e Madhe, Franca dhe Italia, janë pjesë e Grupit 7 (G7) ose 7 ekonomive më të zhvilluara sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Është e vështirë të imagjinohet që Kina nuk është në këto shtete. Për atë se vallë numri I të infektuarve është ai të cilin Kina e ka kumtuar zyrtarisht, ditët e fundit kemi parë reagime serioze nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Franca. Për marrëdhënien e Kinës ndaj Organizatës Botërore Shëndetësore lexoni këtu.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.