Sipas gjithë këtyre të dhënave, pa marrë parasysh vallë bëhet fjalë për ndihmë direkte ose ndihmë nëpërmjet instrumenteve të këtyre aleancave të mëdha, BE dhe NATO vazhdojnë të jenë udhëheqës në këtë segment, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, në rajon por edhe globalisht. Kurse për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është shkruar dhe do të shkruhet. Gjithëçka tjetër është tentim i lirë për populizëm, kurse ky, kundërshtohet vetëm me fakte.

„Miqtë njihen në nevojë“, kështu në këto kohë të vështira miqtë e vërtetë të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) vendosën të na ndihmojnë. Bashkimi Europian zyrtarisht deklaroi se RMV-së do i ndihmojë me pajisje dhe të holla në vlerë prej 4 milionë euro. Por edhe pos kësaj ndihme, disa vende antare në Bashkimin Europian vendosën edhe individualisht të ndihmojnë RMV-në. Ndihmat e tyre shihet në vijim: 
ShtetDonacionData
Republika e Gjermanisë Buxheti i përgjithshëm nga Projektet e vogëla për vitin 2020 është implementuar në projekt për mbështetje në formë të pajisjeve për qendrën klinike Nënë Tereza27.03.2020
Mbretëria e HolandësTeste për koronavirus në bazë të teknologjisë nukleare të dedikuara për Maqedoninë e Veriu, Ukrainën dhe Marokon në vlerën prej 500,000 euro.02.04.2020
Republika e Sllovenisë100 mijë maska dhe 100 mijë dorëza në vlerë prej 110 mijë euro.03.04.2020
Republika e Hungarisë100 mijë maska mbrojtëse dhe 5 mijë kostume mbrojtëse06.04.2020
Republika e Çekisë1 milion maska mbrojtëse10.04.2020
Republika e Bullgarisë100 kostume mjekësore mbrojtëse dhe maska mbrojtëse për më shumë përdorime16.04.2020
Republika e FrancësMaska N95 dhe pajisje mbrojtëse21.04.2020
Mbretëria e HolandësMbi 1000 tulipanë dhe një numër të madh të librave të përkthyera në maqedonisht dhe shqip28.04.2020
Republika e FrancësNdihmë financiare e cila u përdor për  3,160 vakte të paketuara dhe 4,800 komplete për higjienë28.04.2020
Republika e HungarisëNdihmë transportuese për donacionin kinez i cili përmban pajisje mbrojtëse personale29.04.2020
Republika e Sllovakisë3 mijë maska për më shumë përdorime05.05.2020
Republika e GjermanisëКН95 maska, maska hirurgjike, lateks dorëza, termometra jokontaktues, stërpikës antiseptik dhe mjete për dezinfektim si dhe syza mbrojtëse06.05.2020
Republika e Francës200 paketa ushqimore dhe 100 maska për mbrojtje respiratore06.05.2020
Republika e Romanisë10 mijë maska mbrojtëse12.05.2020
Mbretëria e Suedisë dhe ZvicrësMbështetje në distribuimin e 1860 paketave ushqim dhe produkte higjienike për më të prekurit nga kriza e kovid-1913.5.2020
Republika e AustrisëDonacion për nevojat e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim15.05.2020
Republika e Bullgarisë300 kostume për personelin mjekësor, 300 syza mbrojtëse dhe helmeta për punonjësit shëndetësor në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile22.05.2020
Republika e Polandës600 pako me produkte ushqimore dhe mjete higjienike26.05.2020
Republika e Polandës100 mijë maska mbrojtëse 10 mijë litra mjete për dezinfektim28.05.2020
 Ajo që është mjaftë e rëndësishme të ceket në këtë kontekst është Mekanizmi për mbrojtje civile i Bashkimit Europian (MMC) dhe Qendra koordinative euro-atlantike për kriza pranë NATO-s (EADRCC). Pjesa më e madhe e ndihmave është dërguar nëpërmjet këtyre dy mekanizmave.Bëhet fjalë për organ i cili është formuar në vitin 2001, detyra kryesore e të cilit është prevenimi dhe përgatitje për përgjigje në katastrofa. Ai përbëhet nga vendet antare të Bashkimit Europian, 6 vende pjesëmarrëse dhe Mbretëria e Bashkruar (gjatë tranzitimit deri në dalje). Gjashtë vendet pjesëmarrëse janë: Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Turqia, Islanda dhe Norvegjia.Si funksionon ky sistem: Kur një vend i caktuar nuk mund të përballojë vetë katastrofën, mund të kërkojë ndihmë nga MMS si pikë e vetme në të cilën bashkohen gjithë kapacitetet dhuruese të gjithë vendeve antare dhe shmanget dyfishim i panevojshëm dhe joefikasitet. Në këtë mënyrë menaxhohet në mënyrë efikase me ndihmat humanitare, sepse një bord i vetëm koordinon gjithë ndihmat që jepen në emër të Bashkimit Europian. Kjo gjithashtu është më mirë edhe për pranuesin e ndihmës sepse ai është i interesuar të pranojë ndihmë sa më efikase, që domethënë të fitojë atë që është e nevojshme, pa pasur dyfishim ose krijim të sasive të panevojshme.Mënyra në të cilën funksionon MMC është kjo: çdo vend në botë, Kombet e Bashkuara dhe institucione të tjera ndërkombëtare mund të drejtohen në MMC për ndihmë. MMC ka intervenuar në disa nga katastrofat më të mëdha, për shembull në epideminë e ebolës në Afrikën Perëndimore (2014) dhe në Republikën Demokratike të Kongos (2018), tërmeti në Shqipëri (2019), etj. Ndihma e Republikës së Austrisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut nga 15.5.2020, e cekur në tabelën më lartë, është dhënë nëpërmjet MMC. Është e rëndësishme të theksohet dhe se MMC punon në koordinimin përgatitjes dhe prevenimit të katastrofave eventuale kur bëhet fjalë për vende antare, si dhe kontribon në shkëmbimin e praktikave më të mira..Nga ana tjetër, Republika Popullore e Kinës ka dhuruar 30 mijë euro në të holla, si dhe mbi pesë mijë teste për KOVID-19 dhe pajisje të konsiderueshme mbrojtëse siç janë kostumet mbrojtëse, maskat, kapelet mbrojtëse, ejt..Sipas gjithë këtyre të dhënave, pa marrë parasysh vallë bëhet fjalë për ndihmë direkte ose ndihmë nëpërmjet instrumenteve të këtyre aleancave të mëdha, BE dhe NATO vazhdojnë të jenë udhëheqës në këtë segment, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, në rajon por edhe globalisht. Kurse për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është shkruar dhe do të shkruhet. Gjithëçka tjetër është tentim i lirë për populizëm, kurse ky, kundërshtohet vetëm me fakte.
logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.