PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal i artikullit: PREJ NESËR BOMBARDERI NUKLEARË DO TË FLUTUROJË MBI MAQEDONI: Në Krivollak fillojnë përmbajtjet më serioze të stërvitjes ushtarake Goditja Vendimtare.

 

Portali Infomaks, në titullin e vetë thekson pjesëmarjen e aeroplanëve ushtarak të aviacionit Amerikan.  Më tutje, në tekst jep të dhëna për numrin e pjesëmarrësve dhe cilat shtete marrin pjesë, si dhe tipin e ushtrimeve dhe pajisjet që do të përdoren. Në fund, thekson se do të marrin pjesë dhe 3 aeroplanë ushtarakë të forcave ajrore të Amerikës.Link nga artikulli: Infomaks

FAKT/E

Zbulim i spinit

Titulli i artikullit është manipulativ dhe duket i frikshëm për lexuesit, kurse informatat në pjesën në vijim janë prezentuar gabimisht me qëllim. Ky publikim është pjesë nga narracioni anti-NATO i cili një kohë të caktuar zhvillohet nga portale të ndryshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe më gjerë, për të cilin ekipi i  F2N2.mk dhe më herët shkruante.

Portali Infomaks, me titullin e vetë, por edhe në tekstin në vijim, pretendon se nga nesër (08 qershor 2019) bombarder nuklear do të fluturojë mbi Republikën e Maqedonisë së Veriut. Të dhënat lidhur me numrin e pjesëmarrësve, vendet pjesëmarrëse, si dhe pajisja e cila do të përdoret janë të sakta. Mirëpo, është bërë spin në titullin dhe paragrafin e fundit të tekstit, me qëllim që të krijohet ndjenjë shqetësimi dhe pasigurie te qytetarët.

Në periudhin prej 05 qershorit deri më 09 korrik të vitit 2019, në poligonin ushtarak Krivollak, mbahet deri më tani ushtrimi më i madh nacional në terren me pjesëmarje prej më shumë se 2,700 ushtarë nga 5 vende antare të NATO-s dhe Republika e Maqedonisë së Veriut. Për informata më detale vizitoni linkun.

Bombarderi amerikan B-52, është bombarder strategjik i forcave ajrore amerikane i cili është i pajisur të mbajë me vete lloje të ndryshme të bombave, duke përfshirë dhe bombat nukleare. Përkatësisht, bombarderi B-52, i shoqëruar nga dy aeroplanë ushtarakë të tipit F-16, do të marrë pjesë vetëm në Ditën për mysafirë të lartë (17 qershor 2019) për kur është parashikuar të fluturojnë në hapësirën ajrore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Përkatësisht, ekipi i F2N2  një kohë të caktuar e ndjekë dhe analizon këtë narracion anti-NATO, për nevojat e të cilit u kërkua dhe  qëndrim zyrtar nga Ministria e mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në të cilin, pos të tjerash u theksua se “…Bombarderi i tipit B-52 do të kryejë fluturim vetëm në Ditën e mysafirëve të lartë, ditë në të cilën fluturim do të kryejnë edhe aeroplanët të tipit F-16.”

 

Ekipi i F2N2 e vlerëson këtë tekst si manipulativ dhe paraqet dezinformatë sepse nuk përmban asnjë farë burimi të informatave në të cilat ata bazohen.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.