Titulli origjinal: KINA DHE RUSIA “KTHEHEN” NË MAQEDONI? Shihni çfarë donacione kemi marrë nga kinezët!Më 15.07.2020, portali MKD Press publikoi clickbait tekst, në titullin e të cilit u deklarua pretendim manipulues që Kina dhe Rusia po ktheheshin në Maqedoni.
Vegëza deri te artikulli origjinal këtu.
Teksti i publikuar është clickbait tekst në të cilin thuhet se Kina dhe Rusia po kthehen në Maqedoni.
Në thelb bëhet fjalë për ngjarje për dorëzim-pranim të një donacioni për pajisje mjekësore mbrojtëse nga Republika Popullore e Kinës, e cila iu dorëzua Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Roli i Rusisë nuk përmendet në tekstin e analizuar, përveç se përdoret në mënyrë manipuluese në titullin e tekstit. Ky tekst synon të epërsojë Kinën dhe Rusinë si “vende vëllazërore” që ndihmojnë Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Si për t’ju rikujtuar, në vitet e kaluara dhe sot, Bashkimi Evropian ka siguruar disa miliardë euro ndihmë për vendin tonë. Gjithashtu, në 20 vjet, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar mbi 754 milion dollarë në zhvillimin e vendit. Për sasinë e donacioneve për ballafaqim me koronavirusin nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, të siguruara për Republikën e Maqedonisë së Veriut, mund të lexoni këtu.
Teksti i plasuar është clickbait, në të cilin bëhen pretendime manipuluese që nuk mbështeten me fakte, veçanërisht në pjesën ku përmendet Rusia. Donacioni në këtë rast u keqpërdor për të manipuluar publikun për ndikimin e forcave të vendeve të përmendura në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ekipi i F2N2 e vlerëson këtë tekst si manipulues.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT