Në shumë grupe të mbyllura, por edhe të hapura në facebook ku trajtojnë sëmundje të ndryshme, qindra mijra përdorues ndajnë ndërmjet veti pretendime se soda bikarbon , uthulli temjanin janë disa nga “barërat” për të cilat doktorët nuk duan që ju të mësoni.

Prindërit e fëmijëve me autizëm janë gjithashtu pjesë e grupeve të ndryshme të facebook-ut në të cilat kushtohet vëmendje në trajtimin e autizmit me metoda të cilat nuk bazohen në shkencë- me përtypje të hidrogjenit për të cilin janë të bindur se i “shëron” fëmijët e tyre.

Kjo dukuri është prezente edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Grupe të ndryshme të mbyllura, por edhe mediume të ndryshme të cilat janë prezent me grupet e tyre në facebook ngjajshëm krijojnë tregime me çfarë krijojnë mosbesim tek lexuesit ndaj mjeksis standarde përmes shpërndarjes të lajmeve nga burime të dyshimta për të promovuar alternativa mjeksore jo të vërtetuara shkencërisht për sëmundje mjaft serioze.

Facebook-u e kufizon shpërndarjen e postimeve në ato grupe për të cilat beson se përmbajnë dezinformata në lidhje me shëndetin. Kjo do të thotë se ato postime do të paraqiten me intenzitet më të vogël në news feed, dhe me atë do të prekin një numër më të vogël të përdoruesve. Kufizimi gjithashtu do të përdoret edhe për pastime të cilat I trajtojnë mënyrat natyrore të shërimit, të cilat gjithashtu do të paraqiten më rrallë në news feed.

Procesi i kufizimit do të përdorë fjalë kyqe dhe fraza të cilat më shpesh përdoren në postime të cilat  përmbajnë pretendime të hiperbolizuara dhe të përgënjeshtruara në lidhje me shëndetin, por nuk paraqiten në postimet të cilat përmbajnë informacione të sakta për temat e njejta. Me algoritma të ndryshme do të zbulohen shprehjet e dyshimta, të cilat kompanija i ka gjetur me ndihmën e profesionistëve shëndetsor me qëllim që të parashikohen postimet që paraqesin tituj senzacional në lidhje me shëndetin.

Orientimi i gabuar i lexuesve në lidhje me shëndetin përmes informacioneve të pasakta të cilat nuk bazohen në fakte është shumë e rrezikshme dhe e dëmshme për çdo lloj shoqërie. Ky nuk është problem i krijuar nga ana e platformave siç janë facebook dhe google, por nga ana e disa qendrave për dezinformim të cilat e shfrytëzojnë lirinë e të shprehurit për të shpërndarë dezinformata dhe duke i helmuar qytetarët me gënjeshtra.

Ekipi i F2N2 i ka zbuluar më shumë postime me gënjeshtra, kurse disa prej tyre edhe i ka përpunuar. Lexoni në linkun e radhës dhe këtu.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.