Në disa ditët e kaluara në rrjetin social Fejsbuk përhapja e narracionit ANTI-UE morri vrull të madh. Kristijan Jandrioski është i pari i cili publikoi fotografi në të cilën shihet se si një person i panjohur para  selisë së fabrikës për ashensorë SVECOM-PE me seli në Vinçenca, Itali, tërheq nga direku flamurin e Unionit Europian dhe vendos flamurin e RP Kinë. Fotografia deri në momentin e shkrimit të artikullit tonë ka përafërsisht 400 shpërndarje.imageVetëm disa minuta më vonë edhe fejsbuk faqja “Misija” (e njohur veçmë disa herë për ekipin e F2N2) publikoi të njëjtën fotografi. Publikimi i tyre deri në momentin e shkrimit të artikullit tonë ka 240 shpërndarje që gjithësej me 400 të parat përbëjnë numër serioz kur bëhet fjalë për përhapjen e narracionit në mediat sociale në Maqedoninë e Veriut.imageAs fb faqja “Cirkuz politik” (gjithashtu e njohur për ekipin e F2N2) nuk ngeli pa qënë pjesë e përhapjes së narracionit, kështuqë shpërndau fotografinë e publikuar nga ana e “Misija”. Mes të tjerëve të cilët publikuan ose shpërndanë fotografinë janë edhe grupet: Kombi maqedonas, Ilinden-Maqedonia, Të rrojë Maqedonia, Komuniteti maqedonas, Zgjohu Maqedoni. Në vijim dhe kolazh të fotografive nga shpërndarja e tyre.imageAs pjesa më e madhe e mediave maqedonase onlaj nuk mbetën imune në përhapjen e këtij narracionit. Markukule.mk, Ekspres.mk, Shilmagazine.com.au, Republika.mk, Javno.mk, Infomaks.mk, Pres24.mk, ZaSe.mk janë mediat të cilat publikuan se italianët në vend të flamurit të UE po vendosin flamurin e RP së Kinës. Nuk mund që reagimi i personit të panjohur që po ndryshon flamujt para një fabrike të vlerësohet si qëndrim i shtetit ose në përgjithësi kombit, në rastin e Italisë. Gjithashtu është transmetuar edhe video e publikuar nga ana e Federiko Cane në të cilën shihet se si edhe ai gjithashtu heq flamurin e Unionit Europian, por në këtë rast është flamuri i Rusisë i cili vendoset. Flamuj të ndryshëm por me qëllim të njëjtën, kurse qëllimi është që Unioni Europian të tregohet në dritë të errët, kurse njëkohësisht të lartësohen Rusia dhe Kina dhe me epitete pozitive të karakterizohet çdo hap i bërë nga ana e tyre në lidhje me COVID-19.imageUnioni Europian kishte reagim adekuat në menaxhimin me koronavirusin që mund të përfundohet nga vendimi i sjellë më datë 19.03.3030. Në njoftimin për publikun është theksuar në mënyrë precize se pikërisht në këtë ditë ka arrirë kërkesë nga ana e Italisë për ndihmë nga UE. Komisioni Europian e miraton vendimin të njëjtën ditë dhe e vendos në fuqi 48 orë më vonë.Roli thelbësor në momente të këtilla është që të ndihmoet, dhe jo të përhapet propagandë. Atë që treguam në këtë tekst është pasojë e propagandës agresive të lidhuar me atë se Kina dhe Rusia janë vendet e vetme të cilat i ndihmuan Italisë. Nga të dhënat shihet se kjo absolutisht nuk është e saktë.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.