“Kontrollim i përbashkët i kalimit kufitar Tabanovcë – Preshevë, është i njëjtë si heqja e kontrollimit kufitar të dyfishtë mes Shqiprisë dhe Kosovës”

Nga 26 gushti i vitit 2019, kufiri me Serbinë do të kalohet me një kontrollim. Në numrin më të madh të mediave lajm i ditës ishte fillimi i projektit “one-stop-shop”,  me të cilin hiqet kontrolla e dyfishtë nga të dy anët të pikës kufitare Tabanovcë – Preshevë, në fakt mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Sërbisë. Pika kufitare do të kalohet me një të pritur për kontrollim të përbashkët që vendosën shërbimet kufitare nga të dy vendet për kontrollim të përbashkët të integruar dhe kontrolla dogane.
Projekti është vlersuar si pozitiv, që mjaft rëndësishëm kontribon në zhvillim të bashkëpunimit rajonal ekonomik, krijim të kushteve për këmbim më të madh dhe më të lehtë të të mirave dhe lëvizje më të lehtë të qytetarëve me zvogëlim të dyfishtë të kohës së pritjes.

Përderisa gjithë këto dobi për qytetarët e të dy vendeve fqinje janë vlerësuar si kurorë e marrëdhënieve miqësore dhe fqinjësisë mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë, tërheqja e kontrollimeve të dyfishta në kufirin mes Shqiprisë dhe Kosovës, jo që moti nga ana e disa mediave, ishte “vlersuar” si një hap para drejt realizimit të planit për “Shqipërinë e Madhe” si pjesë e platformës së Tiranës.

Duke krahasuar, imponohet pyetja: Pse tërheqja e kontrollimit të dyfishtë në pikën kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës është “vlerësuarë” si hap para drejt Shqipërisë së Madhe, dhe jo si lehtësim I kontrollimeve doganiere dhe kufitare?! Tashmë përgjigja është akoma më e qartë. Për dezinformatat me narracion “Shqipëria e Madhe” dhe për rëndësim e tërheqjes së kontrollimeve të dyfishta në pikat kufitare, ekipi i F2N2  veç më ka shkruar në periudhën e kaluar.

Ky është vetëm edhe një tregues se media të caktuara janë joprofesionale dhe në mënyrë të vetëdijshme shkruajnë dezinformata, kurse lënë anash të njoftojnë për dobitë e një projekti me rëndësi mjaft të veçantë për zhvillimin ekonomin rajonal.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.