Në vetëm disa ditë para zgjedhjeve të 15 korrikut, prenksterët e mirënjohur rus Vladimir Kuznecov (Vovan) dhe Aleksej Stojlarov (Leksus), publikuan një bisedë telefonike të nëntorit të vitit 2019 me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev (i cili në atë kohë ishte poashtu edhe Kryeministër)

Duke e komentuar ngjarjen në atë kohë, këshilltari i Kryeministrit, Marjan Zabrçanec, deklaroi se ata kishin kapur një sulm hibrid ndaj Kryeministrit, në të cilin u keqpërdor identiteti i Greta Thunberg. Biseda telefonike në të cilën u keqpërdorën identitetet e Gretës dhe babait të saj, u publikua vetëm disa ditë më parë, më 8 korrik, në kanalin e YouTube të prenksterëve. Të nesërmen, më 9 korrik, Zaev deklaroi se ata e dinin që telefonata ishte nga një Greta e rreme, dhe se gjithçka që ai kishte biseduar ishte në përputhje me interesat strategjike të shtetit. Ai gjithashtu deklaroi se ata kishin kontaktuar edhe me prindërit e Greta, të cilët kishin një reagim zyrtar për bisedën e pretenduar.

Pjesa më e rëndësishme e bisedës është ndërmjet 3:19-3:47, ku “babai i Gretës” i thotë Zaevit “edhe ju gjithashtu duhet të luftoni, unë e di që keni shumë vështirësi dhe se do të keni zgjedhje në pranverë, dhe ne mund të ju ndihmojmë me PR … do t’ju ndihmojmë dhe do të bëjmë një reklamë të mirë tek populli para zgjedhjeve”. Kjo pjesë tregon qartë qëllimin e ligë të përdorimit të bisedës telefonike për qëllime zgjedhore, në këtë rast zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut, dhe kjo është ajo që e bën këtë bisedë relevante në kontekstin aktual. Dukshëm, ashtu siç kishin planifikuar, ata e arritën qëllimin e tyre dhe e publikuan bisedën e plotë në vetëm disa ditë para zgjedhjeve, edhe pse biseda është bërë në vjeshtën e vitit 2019.

Prenku është me qëllim të keq, paraqet një përpjekje për të denigruar, dhe është planifikuar dhe përgatitur për të shkaktuar dëm (megjithëse është bërë që të duket sikur nuk është me qëllim të keq). Në kontekstin modern, prenkimi është zakonisht publik, në mënyrë që të dëmtojë reputacionin e personit që është subjekt i prenkut, për ta paraqitur atë si lehtësisht joshës, ose të paktën jo më të zgjuar se prenksterët që e bëjnë kurthin (natyrisht, përpjekjet e pasuksesshme nuk publikohen). Sidoqoftë, kjo nuk është shaka, dhe nuk është aspak qesharake. Përkundrazi, është e dëmshme dhe përgatitet kurth, në mënyrë që dikush të bjerë në të, të përbuzet, qoftë me shpirt miqësor ose armiqësor. Në çdo rast, qëllimi është ta denigrojë personin, ndërsa kjo nuk mund të quhet shaka.

Teknikat e të cilat këto prenksterë rusë i përdorin përfshijnë keqpërdorimin e identitetit të ndonjë personi, me të cilin personi që është viktima e tyre do të bisedojë, siç janë funksionarët nga shtetet miqësore. Në rastin e Maqedonisë së Veriut, hera e parë ishte Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ndërsa hera e dytë ishte Greta Thunberg. Pjesë të bisedës me Poroshenkon e rrejshëm u publikuan nga prenksterët rusë në korrik të vitit 2019.        Qëllimi i veprimeve të këtilla është që të nxjerrin deklarata të caktuara nga personat që janë shënjestra e prenkut, dhe të prezantojnë paaftësinë e institucioneve të shtetit përkatës, me qëllimin përfundimtar të minojnë besimin e publikut.

Me gjithë mbështetjen e fortë të qytetarëve për pranimin e vendit në NATO dhe BE, Rusia ka kundërshtuar fuqishëm këto përpjekje, përfshirë edhe marrëveshjen historike midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut për të zgjidhur kontestin shumëvjeçar për emrin “Maqedonia”. Bellingcat kohët e fundit publikoi një analizë të shkëlqyer të titulluar: “Ndërhyrja ruse në Maqedoninë e Veriut: Një vështrim para zgjedhjeve”.

Biseda telefonike u publikua në profilin e Facebook-ut të Vladimir Kuznecov (Vovan) më 8 korrik në ora 20:36, ndërsa i pari që e publikoi atë në rrjetet sociale maqedonase ishte Milenko Nedelkovski, në orën 20:40. Milenko Nedelkovski është një nacionalist pro-rus, i cili gjatë këtyre zgjedhjeve ka përdorur rregullisht gjuhën e urrejtjes ndaj grave politikane pro-perëndimore. Prej tij, postimi u mor nga faqja në Facebook MAJTAP, e cila ka më shumë se 30.000 ndjekës dhe 101.000 interaksione vetëm në javën e kaluar. Është interesante që kjo faqe anonime në Facebook administrohet nga 21 persona.

Portali i parë që publikoi “lajmin” ishte Republika, që është në pronësi hungareze. Titulli ishte jashtëzakonisht manipulues: “Sulmon Makronin, mbyll aeroportin, po vendos emigrantë: Publikohet biseda e Zaevit me Greta të rrejshme”. Pak më vonë, i njëjti portal publikoi një artikull tjetër me titull: “Zaev: Makron është një person i tmerrshëm“, dhe së treti, “Unë madje ndryshova emrin e shtetit, Zaev lavdërohet para ‘Gretas“. Kjo është skema e tyre e zakonshme e mbiprodhimit të artikujve që lidhen me një ngjarje të vetme.

Nuk është hera e parë që portalet që kanë ndonjë lidhje me Hungarinë përhapin dezinformata dhe narracione manipuluese, duke krijuar kështu frikë dhe mosbesim në institucionet dhe proceset demokratike në Maqedoninë e Veriut. Facebook mund të përdoret si një forum veçanërisht ndikues i dezinformimit. Facebook është rrjeti social më i famshëm në Maqedoninë e Veriut, me 1.1 milion përdorues, ndërsa disa nga faqet më të famshme të Facebook-ut në Maqedoninë e Veriut janë: Onion.mkI ♥ MACEDONIASmeenje do solzi, dhe Republika Makedonija

Pothuajse të njëjtat këto kanale u përdorën për të promovuar prenkun telefonik.

Me një infrastrukturë kaq të zhvilluar online, është shumë e lehtë përhapja e dezinformatave dhe të ndikohet në mendimin e njerëzve.

Nuk është hera e parë që prenksterët të kenë në shënjestër zyrtarë të rangut të lartë nga Perëndimi, dhe pothuajse gjithmonë ekziston një skemë që tregon se shënjestra e tyre, ose vendet që ata përfaqësojnë, po kalojnë procese të ndjeshme politike, në plan të brendshëm ose të jashtëm. Të gjitha këto aktivitete kanë për qëllim krijimin e disonancës midis shteteve që janë subjekt i interesit të tyre, si dhe pyetjeve që ata ua parashtrojnë atyre që janë qëllimi i sulmit të tyre. Për shembull, ato trajtojnë çështje të tilla si marrëdhëniet e Rusisë me vendet përkatëse, sanksionet ndaj Rusisë, sanksionet ndaj Iranit, anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, referendumi në Kataloni, etj. Pyetjet apo prenket e tyre janë larg prej shakave, ashtu siç ata dëshirojnë t’i quajnë.

Synimet e tyre të liga mund të shihen edhe në deklaratat e tyre publike. Edhe përkundër asaj që ata bëjnë prenke në demokracitë perëndimore, ata kurrë nuk i kanë bërë prenk ndonjë politikani të rangut të lartë rus, duke thënë se ata kurrë nuk do sillnin Rusinë në gjendje të destabilizuar. Për më tepër, në një intervistë për Guardian, të ashtuquajturit komedianë, kanë thënë se ata kurrë nuk do t’i bëjnë prenk Putinit sepse nuk duan të dëmtojnë shtetin e tyre, duke theksuar se nuk do të bëjnë asgjë për të ndihmuar armiqtë e Rusisë. Gjithashtu në një deklaratë për Moscow Times, Kuznecov ka thënë se “do të donin të takoheshin me Putin” dhe “nuk dëshirojnë të jenë arma në duart e armiqve të Rusisë“. I pyetur nëse nuk iu pengon të jenë armë në duart e Kremlinit, Kuznecov tha: “Pse jo, nëse është në përputhje me atë që ndjejmë“. Duke i pasur parasysh të gjitha deklaratat e tyre publike, është e qartë se ata kanë një qëndrim të fortë pro-Kremlin, dhe është e vështirë të besosh mohimet e tyre se ata nuk punojnë për Kremlin.

Edhe pse një pjesë e mediave dhe njerëzve me ndikim po përpiqen ta relativizojnë këtë rast, duke akuzuar shërbimet e sigurisë ose Zaev dhe personat që janë pjesë e kabinetit të tij, fakt është se Zaev nuk ishte targetuar si lider i LSDM-së, por si Kryeministër. Që këtu, qëllimi i sulmit dhe përbuzjes ishin institucionet, populli dhe shteti. Për më tepër, biseda telefonike u publikua vetëm disa ditë para zgjedhjeve, që paraqet ndërhyrje të qartë në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

Për ta thënë me fjalët e tyre, ata po dëmtojnë shtetin tonë.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.